Autori i Librit "Kurbani", Sulltan Rama bëri kurban kushtetutën në vigjilje të Bajramit

Opinione

Autori i Librit "Kurbani", Sulltan Rama bëri kurban kushtetutën në vigjilje të Bajramit

Azgan Haklaj Nga Azgan Haklaj Më 1 gusht 2020 Në ora: 08:52
Edi Rama

Nëndetësja 106-të e Edi Ramës, kopeja e tij politike me të cilën ai shpresoj se i dha fund sovranitetit të vendit, kushtetutës, opozitës dhe Presidentit të Shqipërisë, si mbrojtës e garant i pluralizmit e zgjedhjeve të lira e të barabarta, si faktor themelorë i demokracisë është një markë e prodhimit ruso- turk, manovra e parë e së cilës, ose më mirë pagëzimi i saj, si mjet kërcënues ndaj perëndimit dhe Natos u demonstrua qysh në zgjedhjet moniste të 30-të qershorit. 

Demokracitë e mëdha perëndimore, SHBA-ja dhe BE-ja e kishin në dorë qysh një vit më parë t'i lanin duart me Kryeministrin Shqiptar, themelues dhe udhëheqës i sektit të "rilindjes", një organizatë kriminale, hibride simbiozë e politikës dhe krimit të organizuar, qëllimi i vetëm i së cilës është destabilizimi i Shqipërisë e kthimi i territorit të saj në një demon sllavo- otoman, i cili  të bëhet një kryeurë, nga ku Rusia bolshevike e Car Putinit, Turqia e Sulltanit Erdogan, e në prapaskenë Kina Maoiste, djepi i komunizmit e covidit 19-të të ndërmarrë sulmin e kordinuar ideologjik, ekonomik, ushtarak e biologjik.

Një ëndërr e kahershme e perandorive të lindjes, të atyre antike, të mesjetës e të shekullit të XX-të.

Misionarët perëndimorë, të cilët hartuan marrveshjen e 5-së qershorit nuk e dinë se e drejta zakonore shqiptare, kushtetuta më e vjetër e botës në të cilën sanksionohet se dorëzania është institucioni themeltarë i çdo marrveshje, e kur ajo prishet në mënyrë të njëanshme nga njëra palë, arbitrit, dorëzanit si mbetet gjë tjetër veçse ta shtrëngojë me forcë palën prishëse për ta përmbushur atë, ose ta anullojë marrveshjen, ose të tërhiqet si garant'i saj.

Edi Rama, autori i Librit Kurbani guxoj me Parlamentin e tij gjysmak', me opozitën parafabrikate ta bëjë kurban, në vigjilje të Bajramit kushtetutën e sovranit, të cilën e ka votuar populli me referendum dhe ta shkelë marrveshjen e 5- qershorit, të arritur me dorëzaninë e SHBA-ve dhe BE-së.

Pas "triumfit" Rama menjëherë zgjodhi si simbolikë Luigjin e XIV- të, mbretin diell dhe u bëri karshillëk opozitës së bashkuar reale, mazhorancë morale tashmë, Presidentit si garant i kushtetutës, sovranit dhe institucioneve ndërkombëtare.

5 qershori nuk është marrveshja e vetme që ka prishur Edi Rama sepse kodi i besës, nderit e fjala e mbajtur janë krejtësisht të huaja për të.

Filozofia politike e këtij Haxhi Qamili të shekullit të XXI-të është dyfytyrësia, besëprerja, mashtrimi, arroganca, shantazhi, përdorimi i shtetit për pushtetin.

Guximi i tij për ti bërë nul rekomandimet e detyrueshme të Brukselit, madje edhe të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është një fenomen as i ri dhe as i papritur.

As vetë Kim Jungu i Dytë, diktatori i plotëfuqishëm e gjakatarë nuk ka guxuar tu bëjë thirrje amerikanëve për të mos e votuar Donland Trumpin, që sipas Edi Ramës përbënte rrezik të madh për njerëzimin.

Rama përkundër faktit se e gjeti Shqipërinë antare të Natos dhe aspirante për antare të BE-së, një vend që falë reformave të mëdha në fushën legjislative, ekonomike e sociale, që kishte garantuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj dhe respektimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, guxoj ta kthejë territorin  shqiptar, në zemër të Europës në një distrikt të krimit të organizuar, në një narkoshtet, e në një Kolumbi të kontinentit të vjetër.

Në 7-të vjet të qeverisjes së tij Shqipëria është larguar çdo ditë e më shumë nga rruga e saj euroatlantike.

Banda qeverisëse e rilindjes ka shkatërruar superstrukturën ekonomike të vendit përmes një grushti oligarkësh, të cilët kanë monopolizuar degët më të rendësishme e jetike të saj, por për më tepër ka shkatërruar parlamentarizmin, procesin zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, institucionin e votës së lirë, ka invaduar institucionet kushtetuese dhe ato ekzekutive e ligjzbatuese duke i marrë nën kontroll, në krye të cilave ka emruar njerëz me të kaluar kriminale, të cilët janë të detyruar të kthehen në sejmenë e eunukë të bindur të Sulltan Ramës.

Teksa ndiqja maskaradën e palaço parlamentarëve, me kujtua asambleja kuislinge e vetëquajtur kushtetuese e 12-të prillit e vitit 1939-të, e kryesuar nga Xhafer Ypi, që ju bind Jakomonit për të rrëzuar monarkinë, abrogoj kushtetutën e vitit 1928-të, i dha fund me ligj sovranitetit kombëtar, duke krijuar qeverinë e Shefqet Verlacit, e cila i dhuroj kurorën Mbretit Viktor Emanuelit të tretë, i cili e ushtronte pushtetin në Shqipërinë e aneksuar nga Italia nëpërmjet Mëkëmbësit të Përgjithshëm Jakomon. 

Ashtu si 159-të antarët e asamblesë kushtetuese të vitit 1939 -të, edhe 106-të kllounët e nëndetëses ramiane votuan kundër vlerave të demokracive perëndimore të SHBA-së dhe BE-së, duke instaluar një regjimin autokratik.

Votuan si sejmenë të bindur të Kryeministrit fashist të rilindjes.

Votuan kundër parlamentarizmit, pluralizmit politik e zgjedhjeve të lira.

Edi Rama në histerinë e tij të "fitores", e nën efektin e drogave të forta dhe adrenalinës ruso- turke guxoj t'i kërcënojë trupën diplomatike të akredituar në vendin tonë, opozitën e bashkuar, Presidentin e Republikës Parlamentare, madje vetë sovranin duke u vetëshpallur sundimtar suprem dhe vetëpagëzuar si mbreti diell, ashtu si Luigji i XIV-të.

Zhupan Rama dhe sejmenët e tij janë dehur nga overdoza, por shpresojnë më kot tek një fitore si ajo e Pirros, ashtu si Millosheviçi i cili në vitin 1989-të nën peshën e tankeve dhe topave e detyroj Kuvendin e Kosovës të votonte heqjen e statusit kushtetues të saj si krahinë autonome e Federatës Jugosllave.

Është imperativ historik i Atdheut, që nga nga lideri i opozitës së bashkuar, Basha, Presidenti Meta të thërrasin sovranin që t'i tregojnë vendin që meriton këtij Haxhi Qamili që të mos ndodhë si me "Spakun" e rilindjes që u dërgon mandate arresti atyre që kanë ikur në botën tjetër para dy vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat