Ti Havzi ishe në anën e kundërt të historisë

Opinione

Ti Havzi ishe në anën e kundërt të historisë

Rexhep Shahu Nga Rexhep Shahu Më 1 gusht 2020 Në ora: 09:04
(Foton e bustit te Havziut e kam bërë në Spaç. Ne të majtë të Havziut duket varreza e të vdekurve pa emra të Spaçit, matanë përroit, fotoja tjetër është fotoja e dokumentit me firmat anëtarëve të Presidiumit të Kuvendit popullor)

I dashur Havzi,

A e lexon dot këtë listë me emrat e anëtareve te Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë të vitit 1988?

Janë 15 emra bashke me të Ramiz Alisë.

Nga këta 15 emra, 6 kanë firmosë që ti Havzi të ekzekutohesh me varje në litar, ndërsa 9 nuk kanë firmose, janë shmange.

Kristaq Rama, skulptor nuk iu shmang vendosjes së firmës më të varë ty edhe pse ishte i vetmi artist në atë listë dhe duhej të kishte ndjeshmëri si skulptori për poetin..

Të ishte gjykatës a prokuror Kristaq Rama do të ishte ndryshe, do të justifikohej disi, por të jesh skulptor e të nënshkruash me vare një poet, është e rëndë.

Ti u ekzekutove me varje në litar Havzi me 10 gusht 1988, dy vjet para se të ndërrohej regjimi.

Kristaq Rama qëndroi në anën e duhur të historisë që të mburreshin fëmijët e tij me të, me skulpturat e tij, me firmat e tij, me nënshkrimet e tij.

Ti Havzi ishe në anën e kundërt të historisë. Ti nuk mundesh kurrë Havzi, edhe pse ke shkruar 5548 vargje poetike, nuk mundesh kurrë të nënshkruash një firmë kaq madhështore e historike për me vare një poet, me varë një njeri, cilido qofte ai, nuk mundesh të vësh një firmë si kjo e Kristaq Rames në dokumentin për varjen tënde në litar. Edhe të pëlcasësh ti nuk e bën një firmë të tillë.

Ndoshta ndonjë dite do të vijnë njerëz të lirë në këtë atdhe dhe kjo firme turpi e Kristaq Rames do të ngrihet në ndonjë memorial të shenjtë në mes të Tiranës. Që njerëzit ta lexojnë të kaluarën kriminale e të mos mburren të paktën me të.

Image
Dokumenti
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat