Shqiptarët në Zvicër 1 gushtin e festojnë si 28 Nëntorin? Kjo ditë të shpallet edhe në Kosovë ditë feste!

Opinione

Shqiptarët në Zvicër 1 gushtin e festojnë si 28 Nëntorin? Kjo ditë të shpallet edhe në Kosovë ditë feste!

Nga: Nefail MALIQI Më: 1 gusht 2020 Në ora: 19:27
Nefail MALIQI

1 gusht -Zvicra, si vite më parë edhe sivjet festoi Ditën e saj Kombëtare, 1 Gushtin. Bashkërisht me zviceranët festuan edhe mijëra shqiptarë. Sa i përket shqiptarëve që në Zvicër janë rreth 300 mijë, për dallim nga vitet e mëparshme, sivjet Ditën Nacionale të Zvicrës e festuan më shumë shqiptarë për shkak se kësaj radhe kishin "vendosur" që pushimet t'i kalojnë në Zvicër për shkaqe të njohura, të pandemisë.

Përkundër masave të ndërmarra, shteti i Zvicrës do ta marrë misionin për ta kremtuar këtë ditë por me kufizime. Edhe pse në kohë pandemie në gjitha kantonet e Zvicrës do të zhvillojnë një sër aktivitetesh festive edhe pse të reduktuara, për shkak te një ser rregullash të ndërmarra nga qeveria helvetike.

Ja pse shqiptaret duhet t’i festojnë Ditën Nacionale te Zvicrës paralel bashkë me zviceranë. Njëri më pyeti pse ju shqiptarët po festoni ditën e Zvicrës? Unë ju përgjigja shkurt: Pse jo?! Kur e festoj Ditën e Shqipërisë dhe Kosovës që kurrë s’më ka dhënë asgjë (që unë më shumë kam dhënë dhe sakrifikuar) pse t’mos e Festoj Ditën e Zvicrës kur po na jep bukë, po të lejon flamurin, kur si pengon xhamia, kur si pengon kisha, po të hap perspektive dhe ardhmëri të sigurt!

E them se, për shqiptaret në Zvicër 1 gushti duhet festuar si 28 Nëntorin, sepse si çdo vit edhe sivjet në gjitha kantonet, shqiptarët bashkërisht me zviceranë me veshje kombëtare me flamuj kuqezi dhe me plisa, festuan 1 gushtin Ditën Nacionale të Zvicrës! Meqë Zviceranët dhe shqiptarët sot festojnë, bashkërisht, pse 1-Gushti, t'mos shpallet në Kosovë ditë feste?! (Les Suisses et les Albanais célèbrent aujourd'hui. 1er août, pour être déclaré jour férié au Kosovo!..) ka thënë sot gazetari ndërkombëtar në Gjenevë, Nefail Maliqi në një tubim festiv.

Image

Veç kësaj, pse t ‘mos e festojmë 1-Gushtin, ditën Nacionale të shtetit Helvetik, kur kjo Zvicra gjatë luftës strehoi 60 mijë refugjatë, pastaj Zvicra njihet ndër vendet e para që njohu shtetin e Kosovës, po ky shtet sot mban me bukë afër 800 mijë shqiptarë (500 mijë në Kosovë, 200 mijë në Maqedoni edhe 100 mijë tjerë në Shqipëri, Luginen e Preshevës dhe Mal të Zi). Pra nuk thuhet kot: Miku i mire shifet në ditët e vështira. Bile unë personalisht, sot e festoj Ditën e Kosovës apo Shqipërisë. Nëse feston 28 nëntorin, kam arsye për shkak se se jam shqiptare! Ama pse te festoj Diten e Kosoves dhe Shqiprisë kur keto dy shtete asgje nuk me kane dhene, bile, bile me shume me kane shkaktuar telashe neper kufijtë e Serbisë̈, dihet pse?! Meqë unë si gazetar veproj qe një qerek shekulli (25 vite) ne organizatat ndërkombëtare, qe mendoj sadopak kam bëre ne sensibilizimin jo vetëm te çështjes se Luginës, por edhe te Kosovës dhe asaj mbare shqiptare!. Te përkujtojmë se Presheva (Serbi) vazhdimisht ka festuar Ditën e Shqipërisë dhe Kosovës, pa na dhënë fare buke ato, bile përkundrazi Lugina gjithmonë ka ndihmuar ata me buke, me strehim, me pushkë gjate luftes deri ne çlirim !?.. Po fatkeqësisht harruan shpejte ata, merre me mend, ju janë marrur para per taksa shqiptareve te Lugines (?!) Veç asaj, sot e kësaj dite nuk jane ne gjendje t’ju sigurojnë një Abetare (?!), nuk i furnizojnë as me dokumente te duhura shqiptaret e Luginës qe jane bere “azilant” ne token e tyre ne Fushe Kosovë apo Gjilan!. Sillen ashtu tamam, sikur Serbia sot me shqiptaret ne Medvegjë?!.. Pra nuk thuhet kot: Vëllau i keq humb mu në ditët më të vështira!!!.. Pas 730 viteve të pavarësisë̈, Zvicra u bë synonim dhe shembull autentike e demokracisë̈.

Zvicra, gjithmonë̈ është thënë̈ qe të jetë një̈ shembull për vendet të posa dalura nga një luftë dhe konflikt, që janë në një proces të quajtur “tranzicion”, siç është Kosova. Zvicra njihet si prodhuese dhe transportuese e mire jo vetëm e çokollatave dhe djathit, por edhe e demokracisë̈ dhe tolerancës, që vendet tjera të cilave ju mungon ky “artikull” te shfrytëzojnë̈ nga shteti helvetik. Atëherë pse t’mos festojmë 1-Gushtin ditën e Zvicrës, të cilët gjithnjë na kanë mbështetur dhe po ndihmojnë shqiptaret !..

Urime Zvicër-Bonne Fête la Suisse!. Kjo është pse shqiptarët e festojnë dhe duhet ta festojnë Ditën Nacionale të Zvicrës paralel me zviceranet. Pra kjo ishte përgjigja e nja miku "nacionalist" që më pyeti pse ju shqiptarët po festoni ditën e Zvicrës? Sidoqoftë qentë lehin i e karvani e festa vazhdon..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat