Etatizmi rigjid po nxitë ide provincialiste?!

Opinione

Etatizmi rigjid po nxitë ide provincialiste?!

Nga: Skënder Mulliqi Më: 2 gusht 2020 Në ora: 09:14
Skënder Mulliqi

Koha e mirë shihet më sabah, ekziston një thënie. Mëngjeset tona po janë  secili më i zymtë së tjetri . E kemi humbur kontinuitetin më kohën. Po mbytemi në varfëri, në vend që të formojmë shtetin e dytë  modern të shqiptarëve në Ballkan. Mbrapshtitë po na rrahin kamxhikë që dy decenie. E kjo sikur nuk po ndërpritet. Kemi centralizim të pushtetit në vend të decentralizimit. Pandemia globale po na qetë përtokë. I ka shpërfaqur të gjithë dobësitë tona .Ka shpërfaqur së këta njerëz në krye të shtetit asnjëherë së kanë merituar të jenë aty. Na i kanë mbyllur perspektivat si shtet dhe si popull.

Kemi mbetur të mbyllur hermetikisht edhe nga ana kulturore e cila po gjeneron në plogështi dhe dhunë. Kosova është duke shkuar rrugës qorr. Kosova po bëhet shtet jo funksional dhe po bëhet shtet i të palumturave. Etatizmi rigjid po nxitë ide  të mbrapshta  provincialiste, në vend të zhvillimit ekonomik dhe politikë të nivelit të kohës së modernitetit. Po zhytemi në budallkinat tona mesjetare. Elitat tona diletante në kontinentet po na serojnë politika  të mbrapshta. Ende truri i shëndosh politikë nuk po ka mundësi të vjen në shprehje. Na i kanë mjegulluar rrugët radikalizmat të tipit komunist, e jo që po jetojmë në shekullin 21. Asgjë nuk planifikohet për shtetin dhe për popullatën. Po planifikohen hajnit, keqpërdorimet,  pasurimet, punësimet familjare e të ilakave,…

Nuk ka investime dhe investitorë të jashtëm, që do të kishin mundësuar daljen më të shpejtë nga kriza ekonomike. Kosova edhe mund të duket nga jashtë që po shkëlqen, por brendia e saj është duke u kalbur. Në fakt janë duke e kalbur ata që janë ngritur mbi shtetin .Kjo është ana më e errët dhe ana më tragjike për një shtet dhe për një  komb. Nëse kështu vazhdohet, dhe   është duke u vazhduar , do të mbesim gulluguzë. Kam drojë së një ditë  do mbesim edhe pa shtet?! Po na dërgojnë kah tragjedia kolektive! Na ka kapluar dhuna kulturore dhe fizike, urrejtja dhe shumë destruktivitete të tjera që nuk po na lëshojnë ti qellim sytë. Sistemet   janë bërë jo funksionale. Ende po na përcjellin ndasitë dhe jo uniteti për tema nacionale .Po na mbyllët perspektiva .Nuk jemi duke i kryer obligimet tona karshi pasardhësve tanë.

Po urrehemi në vend të kuptohemi për çdo gjë. Nuk po kuptohemi edhe atëherë kur kemi të bëjmë fjalë për bisedimet më Serbinë, si temë e karakterit kombëtar. Dëshirohet që gjithçka të përvetësohet dhe personalizohët. Kemi mbetur pa diplomatë të mirëfillë dhe pa njerëz kredibil të politikës?! Një grup i caktuar politikë përfitues na është bërë alfa dhe omega, nuk po e pyesin askënd për asgjë, sikur Kosova të ishte çiflig i tyre?!Kështu po sillën që shumë kohë, edhe më rastin e rifillimit të dialogut më Serbinë. Po emërohen e çpo emërohen  emisarë politikë  pa e pasur legjitimitetin. Po emërohet Skënder Hyseni udhëheqës i bisedimeve, që veç zotësi serviliteti, është i padenjë për tu përballur më palën serbe. Madje , nga shumë kush po konsiderohet së mund të na bëjë dëme të mëdha  në këto bisedime finale. Me politika protagoniste nuk mbrohet shteti dhe as kombi. Udhëtimi i tij në Washington po shikohet më dyshime.

Lobi shqiptaro-amerikan atje që ka bërë shumë për  lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ishte dashur ta monitoron rreptë punën dhe agjendat e tija. Dihet së tendenca e Serbisë dhe Rusisë, është që dialogu të bëhet sipas Rezolutës famoze 1244 të OKB-së, ku Rusia ka të drejtë të vetos. Një qëndrim të tillë e kishte paraqitur edhe përfaqësuesi i Rusisë në OKB, Vladimir Qizhov në takim më Mirosllav Lajqekun, përfaqësuesin e BE-së, në  dialogun e rinisur të Beogradit dhe Prishtinës zyrtare… 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat