A duhet Covid -19 të shkaktoj apokalipsin në Kosovë, qeveria tē moralizohet?

Opinione

A duhet Covid -19 të shkaktoj apokalipsin në Kosovë, qeveria tē moralizohet?

Nga: Shaip Shala Më: 2 gusht 2020 Në ora: 20:14
Shaip Shala

Fatkeqësisht, Kosova e vogël prinë në ranglistën e të infektuarve dhe numrit të të vdekurve, në krahasim me numrin e banorëve. Me dhjetra të vdekur dhe qindra të infektuar brenda 24 orë, është shifra alarmante, shqetësuese, por duhet pranuar, edhe me faj të popullatës të papërgjegjshme, të cilit nuk i përmbahen udhëzimeve të IKSHPK-së.

A duhet të shkaktoj Covid 19 në Kosovē apokalipsin, dhe atëherë qeveria të moralizohet politikisht dhe me përgjegjësi, e jo të vazhdoj me krenari dhe floskula të rrejshme, kinse asgjë nuk po ndodh në Kosovë me popullin i cili është i vetmi sovran në secilin shtet.

Nuk ka krahasim tjetër, veqse kur u rrëzua qeveria Kurti e dalë nga dëshira dhe vullnetit të popullit, atëherë instalohet qeveria Hoti e masave të dhushme( pandemia) dhe në koalicion me Listën Serbe, mjerisht duhet konstatur më e fortë në qeveri, me dy vota të përmbajtjes e veprave penale!

Por qe 20 vjet, në Kosovë nuk ekziston kategoria e dorëheqjes si akt moral, njerëzor, përgjegjës, dhe fisnik, dhe nëse qeveria Hoti, tenton të vazhdojë të mbijetoj e varrur në fije tê kashtës, dhe duke pritur 7 Kalorës të Apokalipsit, do të jetë shumë vonë, sepse për te, turpi do të jetë më i madh se krenaria.

Dhe në fund, vdeksha me faqebardhë, nuk mendoj të bëj test, sepse nuk di a do kthehem gjallë. Natyrën e kam dëshmitar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat