Vështrim rreth tendencës për sllavizimin e patronimit “SlamNiku”

Opinione

Vështrim rreth tendencës për sllavizimin e patronimit “SlamNiku”

Nga: Prof. Adem Breznica, & Prof. Shkurta Ademi-Breznica Më: 3 gusht 2020 Në ora: 00:34
Adem Breznica, profesor i historisë & Shkurta Ademi-Breznica, profesoreshë e Gjuhës shqipe

Patronimi-mbiemri "Sllamniku" rrjedhë nga antoponimet (emra njerëzish) "Islam" dhe "Nikë". Pra Islami i Nikës. Kështu kemi bashkë-dyzimin "IslamNika", "SlamNika", respektivisht "SlamNiku".

Rrjedhimisht, është gabim, mbase dhe tendencioz, që ky patronim të shkruhet dhe të thirret si "Sllamniku", e jo se jo "Sllavniku".

Megjithatë, jo rrallë dëgjojmë dhe lexojmë që ky mbiemër thuhet dhe shkruhet në këtë variantin e fundit ("Sllavniku"), e që kurrsesi nuk guxon të ndodh. Kjo për faktin se në mënyrë automatike ky patronim sllavizohet, gjë e cila tregon mendjelehtësi nga ana jonë. Por edhe nuk ka të bëj fare me sllavishten.

Patronimi "SlamNiku" e shpjegon vetveten: Islami i Nikes, kaq i thjesht është.

Pra kur i biri i (ose një nga bijtë) e Nikës (Nicës) është konvertuar në mysliman, pasardhësit e tij e kanë marrë për llagap të tyre, respektivisht për mbiemër, emrin e paraardhësit të parë të tyre mysliman (Islam) dhe e kanë dyzuar me emrin e paraardhësit të tyre të fundit të krishterë (Nikë), ose dhe llagapin e mëhershëm (Nika) dhe në këtë mënyrë ka lindur patronimi “Slamniku”.

Në rastin e slamnikëve muhaxhirë, është e njohur se ata e morën këtë llagap nga fshati i tyre i dikurshëm, Sllamnik i Toplicës, nga i cili në vitin 1878 u detyruan me dhunë të shpërngulen nga ajo krahinë e gegnisë sonë, ashtu si dhe qindra-mijë shqiptarë të tjerë. Pas vendosjes në territorin e Kosovës së sotme, banorët e atij fshati ruajtën patronimin e fisit (Shala), mirëpo paralel me këtë ata fituan edhe llagpin e fshatit prej nga erdhen “SlamNiku”, dhe më vonë e zyrtarizuan edhe në dokumentet e tyre të identifikimit. Për shkak se jo shumë kohë pas vendosjes së tyre në Kosovë (1878), edhe ky territor u pushtua nga Serbia (1913), disa familjeve që tashmë e kishin përvetësuar llagapin Slaminiku, administrata e pushtuesve serbë, gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë, me qëllim ua deformoi në “SllaVniku”. Siç mund të vihet re bashkëtingëllorja “L”, meqë i mungon serbishtes ajo është shndërruar në “Ll”, ndërkaq “M”-ja qëllimisht është konvertuar në “V” për të dhënë iluzionin se ky patronim ka prejardhje sllave, ashtu siç bënë me toponimin e konvertuar në Toplicë, nga Slamnik në Sllavnik.

E njëjta gjë, ku më shumë e ku më pak, ka ngjarë edhe me shumë patronime të tjera të shqiptarëve, jo vetëm muhaxhirë, ashtu sikundër ka ndodhur edhe me toponiminë shqipe e cila është përkthyer apo dhe përshtatur në sllavishte përmes mbaresave e prapashtesave karakteristike sllave.

Sido që të jetë, ashtu siç e thamë më lartë, edhe tek toponimi Slamink vlen i njëjti shpjegim. I pari i fshatit SlamNik, pronari i atij fshati, ose dhe timarioti a çifligari i atij fshati ka qenë Islami i Nikës (Islami, i biri i Nikës), prej nga rrjedh edhe toponimi SlamNik dhe nuk ka të bëjë fare me deformimin e qëllimshëm të ish-administratës pushtuese serbe.

Është në natyrën e shqipes që, në shumë raste, emrave që fillojnë me zanore, veçanërisht kur janë me prejardhje të huaj, t'ua shkrijë tingullin e parë.

Ja disa shembuj të tjerë të antroponimeve e patronimeve të shqipëruara, respektivisht të përshtatura në logjikën e shqipes praktike: Ibrahim/i – Brahim/i, Ismail/i – Samajl/i, Iskender – Skënder/i, A'lek'sandër – Lekë/a, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat