Hashim Thaçi dyfytyrësh ndaj Mr. Ukshin Hotit

Opinione

Hashim Thaçi dyfytyrësh ndaj Mr. Ukshin Hotit

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 3 gusht 2020 Në ora: 08:17
Hashim Thaçi, Ukshin Hoti

Hashim Thaçi nuk mund ti afrohet Mr. Ukshin Hotit as te maja e thonjve të këmbëve.

Mr. Ukshin Hotit, motrës së tij, vëllaut të tij, bashkëshortes së tij, fëmijëve të tij, farefisit të tij, shokëve të tij dhe mbarëshqiptarëve që i njohin dhe kanë konsidertatë të lartë për bëmat e Mr. Ukshin Hotit, më së paku u bëjnë mirë vlerësimet dyfytyrëshe lot krokodili që i shpreh Hashim Thaçi.

Në WEB faqen e “Bota Sot” në rubrikën Lajme-Aktuale në pasditën e datës 2 gusht 2020, lexuesit patën rastin të lëxojnë informatën me titull “Thaçi për Ukshin Hotin: Mbetet filozofi politik i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”.

Hashim Thaçi dhe tërë udhëheqësit e derisotëm të Kosovës nuk kanë fytyrë dhe asnjë të drejtë morale e njerëzore të vlerësojnë dhe të derdhin lot krokodili për Mr. Ukshin Hotin, kur në 21 vitet e kaluara në qeverisjën e tyre nuk bënë asnjë hap për zbardhjen e fatit të Mr. Ukshin Hotit.

Hashim Thaçi dhe tërë udhëheqësit e derisotëm të Kosovës nuk kanë fytyrë dhe asnjë të drejtë morale e njerëzore të derdhin lot krokodili as edhe për 1650 shqiptarët e rrëmbyer në Kosovë nga ushtria, paramilitarët dhe policët e Serbisë gjatë agesionit gjenocidal në vitet 1998/99, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Hashim Thaçi dhe tërë udhëheqësit e derisotëm të Kosovës nuk kanë fytyrë dhe as të drejtë morale e njerëzore të bëjnë homazhe në varet e dëshmorëve, sepse në 21 vitet e kaluara nuk bënë asgjë që të vihen para drejtësisë kriminelët e Serbisë që vranë e masakruan më shumë se 13 mijë shqiptarë të pafajshëm të të gjitha moshave e gjinive, në mesin e tyre edhe 1500 fëmijë, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës, që të vihen para drejtësisë kriminelët e Serbisë që dhunuan 20 mijë femra shqiptare dhe e bënë shkrumb e hi Kosovën.

Më e pakta që do ti arsyetonte lotët krokodili të Hashim Thaçit dhe të udhëheqësve të derisotëm të Kosovës, do të ishte të na tregonin qoftë edhe një hap apo përpjekje të vetme për zbardhjen e fatit të Mr. Ukshin Hotit.

Në popull shpesh përdoret thënia popullore “Ujku qimen e ndërron, por vesin jo”.

Kështu mund ti cilësojmë sjelljet e Hashim Thaçit, para dhe pas intervistimit nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për Krimet e Luftës.

Nuk e kuptojmë se kjo mësymje e Hashim Thaçit drejt Kullave të Jasharajve në Prekaz, dhe homazhet e te varet e dëshmorëve, dhe mirënjohet e shumta të dorëzuara shumë personave dhe familjeve të dëshmorëve, a është ide e Hashim Thaçit apo e këshilltarëve të tij, për ti pastruar gjynahet dhe për të krijuar pështypje të mirë në opinion.

Po të ishte i pranishëm Mr. Ukshin Hoti nuk do ta lejonte kurrën e kurrës as Hashim Thaçin, as Isa Mustafën, as Ramush Haradinajn, as Fatmir Limajn dhe as Behgjet Pacollin, ta krijojnë këtë kaos politik në Kosovë, duke e rrëzuar me komplot parlamentar dhe kushtetues Qeverinë e Albin Kurtit, qeverinë më të pastër që deri sot e ka patur Kosova.

Po të ishte i pranishëm Mr. Ukshin Hoti, nuk do të lejonte që fati i Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, të lihet në dorën e Avdullah Hotit dhe Sekender Hysenit, në dorën e këtyre karieristëve dhe mediokërve diplomatikë që janë dora e zgjatur e Hashim Thaçit.

Hashim Thaçi dhe tërë bashkëpunëtorët e tij ogurzi rrëzimin e Qeverisë së Albin Kurtit e bënë vetëm për interesa vetjake, për ta mbrojtur pasurimin e paligjshëm, korrupsionin dhe nepotizmin e tyre, që tashmë 21 vite i janë bërë litar në fyt popullit të shumëvuajtur të Kosovës.

Mr. Ukshin Hoti për vleraat e tij kombëtare dhe shkencore është personalitet i njohur te mbarëshqiptarët dhe ndërkombëtarët.

Hashim Thaçi do ta arsyetonte vehten e tij nëse gjatë 21 viteve të udhëheqjes si kryetar partie, si kryeministër apo si president, ta njoftonte opinionin e gjerë se të paktën një herë ka kërkuar nga autoritet e Serbisë, apo nga ndërkombëtarët që të zbardhet fati i Mr. Ukshin Hotit.

Ismail Kadare është i vertmi personalitet që e gëzon të drejtën morale e njerëzore të flet për Mr. Ukshin Hotin, sepse është i vetmi intelektual shqiptar, i cili gjersa Mr. Ukshin Hoti vuante dënimin drakonik në burgun e Nishit, duke e ndje indiferentizmin dhe mosinteresimin e autoriteteve kosovare dhe ndërkombëtare, me intuitën e tij prej shkrimtari gjeti mënyrën e sensibilizimit për të provuar lirimin nga nga burgu të Mr. Ukshin Hotit, duke ia dërguar pyetjet në burg, që më pas këto pyetje dhe përgjigjet e Mr. Ukshin Hotit, ti hartojë në romanin Ismail Kadare-Ukshin Hoti “Bisedë përmes hekurash”.

Mr. Ukshin Hoti ka lënë gjurmë të arta qoftë si student dhe aktivist në Universitetin e Zagrebit, qoftë si nëpunës shtetëror, qoftë si pedagog, qoftë si punonjës shkencor, qoftë si njohës i shkëlqyer i gjeostrategjisë ndërkombëtare, qoftë si mbështetës i kauzës për çlirmin e Kosovës dhe për UÇK-në.

Mr. Ukshin Hotin kanë të drejtë morale e njerëzore ta përmendin vetëm njerëzit e ndershëm, fisnikë, dinjitozë dhe patriotë të sakrificës maksimale për çëshjen kombëtare kosovare dhe mbarëshqiptare.

Nuk duhet lejuar që Mr. Ukshin Hoti të përmendet nga Hashim Thaçi dhe nga individë me biografi e veprimtari të dyshimtë, me qëllim rehabilitimi apo larje të ndërgjegjes dhe shpirtligësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat