Kryeminister: Liroje popullin e Kosovës

Opinione

Kryeminister: Liroje popullin e Kosovës

Nga: Seremb Gjergji Më: 3 gusht 2020 Në ora: 18:13
Seremb Gjergji

Seremb Gjergji – 03/08/2020

Panevojen e izolimit të popullit, e ka dëshmuar edhe vet Kryeministri Hoti – sepse gjendja nuk është aspak e rrezikshme si po proklamohet – tash ai e di përsonalisht. Kjo vlenë për të gjitha trevat shqiptare, jo vetëm Kosova.

Plani Kombëtarë për reagim ndaj Pandemisë me masa strikte është shumë i gabueshëm dhe shume i rrezikshëm, por që ka arsyen e përfitimeve të mëdha të kompanive dhe individëve/oligarkëve në politike. Përderisa krejt bizneset e Kosovës kanë familmetuar – rishtazi edhe bazenet që janë ambiente të hapura, janë drejt kësaj rruge në stinën e verës – a në bregdet shqiptarë krejt tubë!? Ku është logjika?? E gjithë Bota po shkon drejtë lehtwsimit dhe heqjes sw bllokadave.

Kosova me popullatën më të RE në Evropë, nuk ka asnjë nevojë për të regauar në mënyrë drastike – sepse vetem po e dëmton ekonomine, po e shkatërron shtetin dhe mbi të gjitha nuk ka ide si të dilet nga situata. Po thellohet sa më shumë në krizë dhe humnerë. Nëse vazhdojme me këto masa ekonomia, të hyrat financiare dhe zhvillimi i Kosovës, do të varet nga Serbia për 7 vjetet e ardhshme. Deri në vitin 2022 e gjithë bota do të infektohet me COVID19. Prandaj, gjatë kësaj stine të Verës Ne krijojme iminutet kolektiv nëse nuk aplikhet asnjë masë – edhe ashtu s’ndalen njerëzit. Pyetja është edhe sa do të durojnë?!

Kosova e ka situaten më të mirë se Suedia – pandaj dueht ta kapim këtë moment dhe lirohemi nga shpifjet, krijimi i krizvae fallco, akuzat politike dhe interesat politike. Shqiptarët janë populli më i edukuar në Ballkan e më gjerë, veçanërisht për veprimet e veta. Andaj, Ministria e Shëndetësisë duhet thekësuar tri (3) çështje të rëndësishme:

1.Vetëm të semurët me probleme të rënduara simptomatike të drejtohen në spital. Jo të shkojnë pse ndihen ndryshe! Ta zgjedhin çështjen në QKMF-të komunale. Me ilaqet që i përshkruajnë infektologët/doktorrët e QKMF-ve dhe rekomandimet e tyre. Të gjithë janë në krye të detyrës – plus trajtimi është i ngrohtë dhe shumë më i mirë se në spital.

2.Ministria e Shëndëtësisë të furnozoi QKMF-të me ilaqe dhe pajisje esenciale – dhe izolimi i shumicës së pacientëve të behet nëpër shtepi – sepse dashuria famljare sëbashku me kujdesin mjekësor primar, bëjnë mrekulli. Plus, shpenzimet nëper spitale janë të parasyeshme – përderisa mund të kryhenë në shtepi.

3.Eliminoni të gjitha barrierat aktuale. Kthimi në normalitët është momenti i fundit – sepse shoqeria jonë ka edhe kufinjë dhe jetrat e njerëzve kanë vlerëjo vetëm të izoluar. Llogarisni, ju lutem, edhe në psikoligjinë njerëzorë?

Zhvillimi i Kosovës, bizneseve, jetesës dhe pisokologjisë gjithë popullore  është bllokuar për 3936 raste aktive infektimi dhe për 249 të vdekur. Nëse përllogaritet me numrin e popullsisë, as 0.006% e popullsisë aktuale janë të vdekur. Udhëheqësia jonë është në peshorën më të rëndësishme të këtij shëkulli nga vet populli i Kosovës. Kosova është Sui-Generis – trajtojeni ashtu.

Para 3 muajve, (shih: https://aktivpress.com/strategjia-karantina-eshte-me-e-rrezikshmja/), kam kërkuar nga Qeveria e kaluar që gjithcka të zhbllokohen në një proces 3 javorë. Përkundrazi, vec po ngushtohet laku në fyt. Tash ka ardhur koha që brenda një dit, Qeveria të apliko vendim të prerë. Aktivizim i përgjithshëm i Kosovës pa asnjë ndalesë. Njerëzit janë të mençur – mos i nënëçmoni.

Kryeministër, politikanët e zkonshëm, janë bërë Lider të mëdhenjë vetëm se kanë marrë vendime të fuqishme në interes të popullit dhe vendit në momentet e veshtira. Sot, ky është ai moment. Mendo se duhet edhe në zgjedhje me dalë. PLITIKANËT për interesa të tyre të ngushta, po e bëjnë të gjithë Kombin shqiptarë të vuaj – veçmas në Koosvë. Ky nuk është virusi i parë, e as i fundit. Andaj, ky momenti i fundit i kthimit në realitet.

Kryeministër, liroje, popullin, liroje vendin, liroje Kosovën – sepse shkuam të gjithë dushk për gogla. Na mori dominimi i Serbisë me vet-vendimegt tona. Ma zi se humnera! Kryeministër, mos u influencon nga interset super të ngushta!

Jepi fund një herë e përgjithmonë këtyre politikave që na shkatërruan të gjithëve.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat