Kosova në kthetrat e Isa Mustafës dhe Listës serbe, a mud të shpëtohet, ose...?

Opinione

Kosova në kthetrat e Isa Mustafës dhe Listës serbe, a mud të shpëtohet, ose...?

Nga: Shaip Shala Më: 3 gusht 2020 Në ora: 19:28
Shaip Shala

Asnjë qytetar në Kosovën e pasluftës dhe paraluftēs, nuk ka menduar se do të vie dita kur Kosova si shtet i pavarur, për çka kënë rënë mijëra dëshmor dhe martir( Lavdi i qoftë), që do vie dita ku shteti do të kapet në kthetrat e një komunisti të përbetuar, bashkëpuntor i Rrahman Morinës, abuzuesin e 3%-it, mjerisht edhe akademikut Isa Mustafës.

Këtë nuk kemi mundur të parashikojmë kursesi, as veprimtarët e hershëm të Lidhjes Demokratike të Ibrahim Rugovës që nga themelimi mē 1989.

Absurditeti edhe më i madh i Kosovës së sotme, se shteti është edhe ne kthetrat e Listës serbe, kthetrat të cilat janë më të forta se ato të ndryshkura të Mustafës, me të cilën po krenohen Selmanaj, parashutisti në LDK, bashkë me ata deputet tjerë, servil ndaj liderit të tyre autokrat.

Isa Mustafa, njëmend me deklarata nebulloze, të cilët nuk janë në përputhje me titullin e tij, po sillet si një feudal, i verbëruar nga interesat personale, ka harruar atributet e moralit njerëzor, interesat e popullit, dhe as nuk e intereson e ardhmja personale, por duket as nuk po mendon për çastin e vdekjes. Sepse, secili lindim si madhkull, por pak vdesin si burra të vërtetë.

A mund të dal Kosova nga këto kthetra të turpit? Po. Shteti është në duart e PDK, AAK dhe Nismas. Partia Demokratike e Kosovës e liderit të saj, Kadri Veseli, kanë pranuar burrërisht humbjen në zgjedhjet e fundit, sigurisht i kanë analizuar shkaqet dhe qasjen në shtetëndërtimit.

Apeli im publik për këto tri partitë është, që e keni rastin e mileniumit, për të rehabilitoheni bile pak për të gjitha të zeza të shkaktuara shtetit për këto 20 vjet, që të rrëzoni qeverinë e Isa Mustafës dhe Listës serbe, të gjuani këtë politikan hipokrit në kontejnerin e politikës, të shpëtoni shtetin, të shpëtoni rininë dhe ardhmërinë e popullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat