Pse ndihet i çthurur mendërisht Ilir Meta. Tani që nuk u shkarkua, pse është kaq i trembur?

Opinione

Pse ndihet i çthurur mendërisht Ilir Meta. Tani që nuk u shkarkua, pse është kaq i trembur?

Nga: Spartak Ngjela Më: 3 gusht 2020 Në ora: 20:25
Spartak Ngjela

Spartak Ngjela

I.
Shqiptarët po presin nga politika amerikane likuidimin e klasës politike të korruptuar në Shqipëri.

Kurse "heronjtë" e korrupsionit janë hedhur në "sulm" luftarak, por me armë të zbrazura.

Një nga këta është presidenti Ilir Meta.

Pse Ilir Meta është kthyer sot si një person i çthurur mendërisht dhe kundër amendamenteve të kushtetutës? Përse e ka këtë mllef pathologjik: për listat e hapura, apo për ristrukturimin e konceptit të koalicioneve parazgjedhorë?

Shenjat janë të qarta, ai i trembet ndryshimit të konceptit për koalicionet parazgjedhorë, që tani duhet të dalin në garën zgjedhore me një listë dhe me një kryeministër. Atëherë?

Pikërisht për këtë, na duhet ta theksojmë me një gjykim të drejtpërdrejtë se Ilir Meta është kampion i manipulimit të zgjedhjeve në Shqipëri. Banditizmi i tij spikati qartë në zgjedhjet e vitit 2001. Në fakt, në këto zgjedhje ai përsëriti në mënyrë identike aleatin e tij të tanishëm: Meta atëherë imitoi plotësisht Sali Berishën e vitit 1996. Edhe Meta, si Saliu i vitit1996, futi policinë e shtetit për të mbushur kutitë, dhe fitoi me Partinë Socialiste një pushtet kryeministror politik të grabitur me anë të policisë së shtetit.

Ilir Meta ishte kryeministri më banditesk që kishte parë Shqipëria, ai tregoi në vitin 2001 një pasion psiko-kriminal për pushtet. Me pushtetin si kryeministër, në dy vjet, ai vetëm grabiti shtetin dhe shoqërinë, derisa Fatos Nano e rrëzoi në vitin 2002.

ll.
Këtu na duhet të rikujtojmë dhe
duhet të kuptohemi se as Saliu i vitit1966 , dhe as Meta i vitit 2001 nuk kishin para. Kjo ishte arsyeja që në ato vite të dy përdorën policinë e shtetit për të mbushur kutitë e votimit, pasi këtë lloj policie më parë, që të dy, e kishin strukturuar si një njësi ushtarake personale. Por, të dy këta sot mund të quhen kampionë të korrupsionit në Shqipëri, por edhe të shitjes së interesit kombëtar.

Gjjthsesi, ndërkohë të dy këta janë përballë hetimit që do t'iu bëjë Byroja Kombëtare e Hetimit, por edhe nën shqetësimin e ndyshimeve kushtetuese.

A ka ndonjë motiv të veçantë korrupsioni Meta në Shqipëri?
Metë ziu donte pushtet, por nuk ishte i pranueshëm, sepse nuk artikulohet dot intelektualisht. Prandaj pasioni i psikikës së sëmurë e hodhi në korrupsion banditesk për të fituar para.

Pikërisht për këtë, sepse do t'i duheshin para për të blerë dhe manipuluar zgjedhjet, Meta së pari vodhi shtetin deri në vitin 2002; kurse Saliu e vodhi me vonë shtetin që drejtoi, që nga viti 2005 e deri në vitin 2013.

Na duhet të theksojmë këtu se, Saliu, për katër vjetët 2009-2013, e ndau me Metën vjedhjen e shtetit, derisa ky, si zv/kryeministër i qeverisë Berisha, u kap me bllok në dorë duke vjedhur, por nuk u dënua se e shfajësuan gjyqtarë të korruptuar të Gjykatës së Lartë që tani janë të përjashtuar nga sistemi si të pasuruar në mënyra të paligjshme.
E pra, pas gjithë këtyre, përse ndihet sot i trembur Ilir Meta me ndyshimet kushtetuese të javës së fundit?

Dy janë aspektet e amendimit të ri kushtetues: listat e hapura me anë të të cilave shqiptarët pas dymbëdhjetë vjetësh votojnë për një emër konkret; dhe koalicionet parazgjedhorë që duhet të janë tani të strukturuar me një listë të vetme për të gjitha partitë e koalicionit.
Nga të dy këta ndryshime, Metën e tremb koalicioni me një listë, se kështu nuk manipulon dot. Me këtë sistem ai nuk blen dot vota, sepse blerja e votave bëhet masive kur votimi bëhet vetëm për partinë. E pra, ky na qënka mllefi i Metës.
Por kot shqetësohet Meta për ndryshimet kushtetuese, se ai do të likuidohet për korrupsion përpara se të nisë procesi zgjedhor i vitit 2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat