Letër e hapur për Presidentin e Republikës së Kosovës

Opinione

Letër e hapur për Presidentin e Republikës së Kosovës

Blerim Syla Nga Blerim Syla Më 4 gusht 2020 Në ora: 14:18
Hashim Thaçi

I nderuari Z. President,

Duke u nisur nga fakti se shëndetësia kosovare ka gjetur gjithmonë mbështetje tek Ju,bëjmë ftesë publike që të mos e nënshkruani buxhetin e rishikuar dhe të aprovuar në Parlament, pasi që gjatë rishikimit nuk janë marr parasysh kërkesat e FSSHK-së dhe me këtë rast edhe kërkesat e të gjithë punëtorëve shëndetësor.

Bazuar në deklaratat tuaja në lidhje me mbështetjen dhe përkrahjen institucionale të punëtorëve shëndetësor kërkojmë që urgjentisht t’ia ktheni në rishqyrtim Parlamentit të Republikës së Kosovës Ligjin mbi buxhetin duke marr parasysh kërkesat e FEDERATËS SË SINDIKATAVE TË SHËNDETËSISË SË KOSOVËS të cilat janë:

Aprovimin e shtesës në pagë bazuar në katalogun e Ligjit të Pagave

Hartimin e Ligjit të Pagave konform vendimit të Gjykatës Kushtetuese(me disa ndryshime)

Pagat jubilare bazuar në Kontratën Kolektive Sektoriale.

I nderuari Z. President, është koha e fundit prej fjalëve në vepra, përkrahni punëtorët shëndetësor.

Me respekt,

Kryetari i FSSHK-së

Dr. Blerim Syla

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat