Pa çlirimin e mendjes nga logjika dhe shpirti i skllavit, nuk ka liri të individit, shoqërisë, të mendimit dhe fjalës së lirë..!

Opinione

Pa çlirimin e mendjes nga logjika dhe shpirti i skllavit, nuk ka liri të individit, shoqërisë, të mendimit dhe fjalës së lirë..!

Nga: Rexhep Elezaj Më: 7 gusht 2020 Në ora: 23:20
Rexhep Elezaj

Është shumë i çuditshëm fakti, mbase edhe shumë më komleks shpjegimi shkencor, psikologjik dhe social, se si është e mundur që shqiptarët si individ dhe si kolektivitet, të mos gjejnë forcë, motiv dhe vullnet, që për 30 vite pas rënies së diktaturës staliniste-enveriste dhe komuniste, të mos përjetojnë dhe iniciojnë metamorfozë ndryshimi pozitiv të mentalitetit dhe logjikës së tyre prej robit si dhe varësisë së fatit të tyre personal nga „lideri“ dhe dhuna politike që ai ushtron mbi ta dhe ndaj tyre..!?

Është diçka edhe më e tmerrshme, kur e sheh njeriun dhe individin shqiptar në fillim të shekullit 21, shekullit të lirisë së individit, të mendimit dhe fjalës së lirë në një Evropë të civilizuar dhe demokratike, i cili ende vuan nga ankthi dhe diktatura e „liderit“, nga frika dhe imagjinata e skllavit, se jeta dhe e ardhmja e tij dhe e familjes varet nga një njeri, i cili nuk posedon asnjë vlerë dhe atribut më të madh se sa ti..!? Përkundrazi, ti mund të jesh njeri disa herë më me vlera se ai, andaj në rastin tonë të mbrapshtë kemi të bëjmë, ose me defekte të rënda psikologjike që njeriun shqiptar vazhdojnë ta mbajnë si rob në mungesës të guximit dhe shpirtit të tij të vrarë nga frika, ose fjala është vërtetë për dështim kolektiv si pasojë e gjeneve të përziera etnike dhe të shkatërruara tej mase biologjikisht!

Ngase, mbetet çështje enigmatike, e çuditshme dhe e pashpjegueshme, se pse shqitarët brenda etnisë dhe kolektivitetit të tyre në atdhe janë njerëz aq agresiv, aq urrejtës dhe vrasës të njëri tjetrit, ndërsa në diasporë kudo në botë janë aq të urtë, të dëgjueshëm dhe aq servilë-respektues ndaj ligjeve dhe punëdhënsëve të tyre, që është ky një fenomen mjaft i habitshëm, thua se nuk është ai i njëjti shqiptar me atë që dikur jetonte në vendlindje..!?

Pa dyshim, se kjo është një çështje e cila kërkon shqyrtim dhe analizë të hollësishme, pranë edhe shumë e shumë dukurive tjera negative të cilat, sidomos pas luftës tonë çlirimtare vazhduan të jenë pjesë e mënyrës së mbrapshtë të menduarit, të bisedave dhe debateve, të punës, kritikave dhe sjelljeve shumë të dëmshme, sidomos tentimi për të krijuar liderë të rremë politik dhe kombëtar, madje deri në mitizim banal, e që ky nënshtrim kaq primitiv ndaj „liderit“ monark, në fakt ishte kjo vrasje mizore ndaj vlerave reale të luftës çlirimtare si dhe ndaj sakrificës sublime të gjithë dëshmorëve dhe atyre heronjve që u flijuan ndër breza për liri dhe pavarësi të Kosovës martire..!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat