Xhandarmëria e Serbisë shkel territorin e Kosovës pa pasur frikë apo përgjegjësi!

Opinione

Xhandarmëria e Serbisë shkel territorin e Kosovës pa pasur frikë apo përgjegjësi!

Ismail Muçiqi Nga Ismail Muçiqi Më 8 gusht 2020 Në ora: 12:36
Xhandarmëria e Serbisë

Nga incizimet - fotografimet që bënë qytetarët e Kosovës brezit të fshatrave të Kamenicës, u pa qartë njësiti i xhandarmerisë serbe , i armatosur duke bredhë rrugëve të fshatrave të Komunës së Kamenicës.

Kjo nuk është hera e parë që xhandarmëria dhe ushtria serbe me paramendim hyn në territorin e Kosovës duke bërë provokime të vazhdueshme ndaj qytetarëve dhe Shtetit të Kosovës.

Deklaratat e organeve kompetente të sigurisë së nuk pamë apo nuk takuam xhandar serbë se kanë hy brenda territorit të Kosovës, janë cinike dhe jo serioze ndaj rastit në fjalë.

Qeveris së Kosovës të cilës i ka humbur busulla dhe orientimi, po heshtë sikurse nuk po ndodhë asgjë.

Kjo qeveri e cila si duket edhe vet është në lajthitje dhe e pa sigurt për të marr iniciativa apo për të reagua ndaj këtyre provokimeve të Serbisë me prapavijë politike, të cilat po ndodhin mu në kohën kur politikanët e Kosovës po dhënë deklarata folklorike se së shpejti Serbia do ta pranojë Shtetin e Kosovës.

Shteti i cili është i pavarur dhe i ka institucionet përkatëse kredibile patjetër duhej të reagojë duke përdorur edhe notën verbale ndërkombëtare diplomatike përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme, duke dërguar not proteste Serbisë.

Por mendojë se roli i KFOR-it dhe i komandantit i cili udhëheqë më forcat e mekanizmave të sigurisë në Kosovë, duhet të jetë më vigjilentë në ruajtjen e kufijve, territorin dhe paqen në Kosovë.

Është e pakuptimtë heshtja apo mos reagimi zyrtarë i institucioneve të Republikës së Kosovës. Këto institucione kanë përgjegjësi politike dhe ligjore ndaj shtetit dhe kanë obligim të reagojnë në kohë të duhur për të gjitha këto provokime të cilat po i bënë shteti Serbë të cilat kanë prapavijë në destabilizimin apo në nxitjen e ndonjë konfliktit, i cili mundë të ketë përmasa të paparashikueshme për sigurinë e vendit dhe rajonit.

Andaj institucionet e sigurisë së shtetit të Kosovës kanë obligim kushtetues ta ruajnë rendin qetësinë, jetën dhe pronën e çdo qytetari të Kosovës.

Organet kompetente që udhëheqin me Kosovën duhet të jenë në nivel të përgjegjësisë dhe transparente në mënyrë që ti informojnë qytetarët me kohë për të gjitha ndodhitë që kanë të bëjnë me sigurinë dhe tërësinë territoriale në Kosovë.

Po ashtu mendojë se edhe komandanti i KFOR-it ka përgjegjësi dhe obligim që ti njoftojë institucionet e Kosovës për të gjitha këto shkelje të cilat po ndodhinë kohë pas kohe nga ana e ushtrisë dhe xhandarmerisë serbe brenda territorit të Kosovës.

Mendojë se iluzionet 20 vjeçare se më në fund Kosova dhe Serbia do ti normalizojnë marrëdhëniet reciproke dhe duke njohur njëra-tjetrën si dy shtete të barabarta, është vetëm utopi e liderëve politikë të Kosovës të cilët përmes bisedimeve dhe dialogut me Serbinë po e sfidojnë gjithnjë e më shumë integritetin territorial dhe sovranitetin e Shtetit të Kosovës.

Serbia e njeh dhe i nënshtrohet vetëm argumentet te forcës kjo u dëshmua edhe gjatë luftës së fundit kur Forcat e NATO-së e bombarduan plotë 76 ditë për ta çlirua Kosovën, dhe më në fund e detyruan atë qe të pranoj kapitullimin. Se sa ne jemi në nivel të përgjegjësisë dhe se sa po punojmë për të ndërtuar shtet ligjor dhe mekanizma përcjellës te sigurisë, te cilat do ti bëjnë ballë çdo sfide apo tendence për ta rrezikuar integritetin territorial mbetet te shihet. Por mjerisht me këto polarizime dhe përçarje politike vështirë se mund ta qojmë amanetin e shumë gjeneratave te cilat punuan dhe vepruan për çlirimin dhe lirin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat