Popull zgjohu nga gjumi!..

Opinione

Popull zgjohu nga gjumi!..

Nga: Dibran Demaku Më: 9 gusht 2020 Në ora: 10:13
Dibran Demaku

Qe dy apo tri ditë lajm kryesor është ai i hyrjes së xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës. Dhe kurrgjë kurrkujt?!...Ata që janë të autorizuar që të mbrojnë kufijtë e Kosovës(thuhet se i autorizuar për sigurinë e Kosovës qenka Kfori)dhe nëse është kështu atëherë përse qenka policia e Kosovës, përse qenka Ushtria e Kosovës(për të cilën ish kryeministri i ashtuquajtur Haradinaj rrah gjoks se ai e ka formuar)?!...

Dhe tash pas ngjarjes së rëndë, ata që paguhen nga taksapaguesit e Kosovës ia hedhin fajin njëri-tjetrit?!...Që ironia të jetë edhe më e madhe dhe njëkohësisht tejet e frikshme ishte deklarata e djeshme e Koforit që u transmetua në media dhe që thonte: hyrja e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës ishte një rutinë dhe bashkëpunim i Kforit me xhandarmërinë serbe për një ambient më të sigurt?!...Deklaratë më skandaloze nuk mund të ketë!...Përse u dashka që brenda territorit të Kosovës të bashkëpunojnë xhandarmëria serbe dhe Kfori?!...Apo edhe Kfori e konsideron ende Kosovën si krahinë autonome të Serbisë?!...

Në anën tjetër autoritetet e Kosovës të autorizuara për mbrojtjen e sigurisë së Kosovës(gjithnjë sipas kushtetutës së Kosovës)ia hedhin fajin njëra-tjetrës për këtë incident të rëndë. Në vend se të gjithë ata, pas këtij incidenti të rëndë të japin dorëheqje nga pozitat që mbajnë, ata sikur gjejnë alibi të shfajësohen duke e minimizuar incidentin e rëndë: I ashtuquajturi kryeministri Hoti(koti)e falënderon Kforin për shpjegimin e dhënë(pa i kërkuar sqarim se përse u dashka që Kfori të bashkëpunojë me xhandarmërinë serbe për sigurinë e Kosovës e jo me policinë dhe ushtrinë e saj(siç duket këtë të dytën Kfori nuk e njeh se po ta njihte do të ishte i detyruar që të ikte nga Kosova?!...

Ndërkaq, gjithnjë sipas mediave të ndryshme ministri i ashtuquajtur i rendit në Kosovë, kryehudra Agim Veliu paska deklaruar se hyrja e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës paska qenë e vogël(?!),vetëm një kilometër?!...Hajde  kryehudra hajde!...Hyrje e vogël?!...Po cila është hyrje e madhe o ministër kryehudra?!...Sigurisht ministër kryehudra pret që xhandarmëria serbe të vijë e ta rrethojë objektin ku ai luan rolin e ministrit të brendshëm, që vetëm pastaj të reagojë?!...

E deputetja e ashtuquajtur Ganimete Musliu(deputete i thënçin)edhe ajo deputete koti paska deklaruar (në mënyrë patriotike)se fajtore për incidentin qenkan ambasadorët e huaj të akredituar në Kosovë që nuk paskan reaguar fare për incidentin në fjalë?!...Hajde deputete(koti)hajde?!...Qe sa legjistratura zgjedhësh deputete dhe nuk e ke kuotuar ende se cili është roli i ambasadorëve të huaj në një vend të pavarur siç i themi ne republikës tonë?!...Me këtë deklaratë tënde deputete ke treguar se je krejt analfabete në politikë dhe mjerë ata që të kanë propozuar(tash sa vite) e edhe të kanë zgjedhur deputetë(koti)?!...

Incidenti në fjalë as nuk është i pari e as i fundit. Kjo e vërtetë nuk duhet të na befasojë, sepse Serbia incidente të tilla do të provojë sërish e sërish?!...

Por ajo që duhet të na shqetësojë është deklarata e Kforit?!...Nëse ajo është thënë e tillë siç e kanë interpretuar mediat, atëherë për këtë duhet të shqetësohemi e tmerrohemi?!...Deklarata e Kforit se xhandarmëria serbe ka hyrë në territorin e Kosovës me lejen e tij, në një bashkëpunim rutinor për të siguruar qetësinë  është për të kapur kokën me të dy duart?!...Dhe atë jo vetëm autoritetet e vendit, por i gjithë populli, sa nuk është bërë tepër vonë?!...

E tërë kjo ta sjellë në mend atë barsoletën e plakut me miun: Plaku flinte gjumë. Një mi i kaloi nëpër mustaqe. Plakut i doli gjumi dhe filloi të bërtiste.

-Përse bërtet i thanë ata që flinin me plakun në një dhomë dhe që bërtitma e tij ua kishte prishur gjumin?!

-Më kaloi një mi nëpër mustaqe!-ua kishte kthyer plaku.

-Për një mi e bën të këtë piskamë ?!-e kishin pyetur ata të zemëruar!

-More se më kaloi njëherë nuk po e kam dert, por po kam frikë se ai kështu e ka mësuar rrugën dhe tash e tutje do të kalojë këtej sa herë të dojë!-ua kishte kthyer plaku dhe në dhomë kishte rënë qetësia...

Popull zgjohu nga gjumi!...Diç e keqe po ndodhë në vendin tënd?!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat