Kur maçorri fle, minjtë heqin valle

Opinione

Kur maçorri fle, minjtë heqin valle

Nga: Rexhep Torte Më: 9 gusht 2020 Në ora: 10:51
Rexhep Torte

Serbët nuk janë aq trima siç po mundohen të tregohen. Agresiviteti është manifestim i pastër i frikës. Serbët kurrën e kurrës nuk mund të jenë më trima se shqiptarët, dhe këtë e provuan nga UÇK gjatë agresionit gjenocidal të Serbisë në Kosovë nw vitet 1998/99. Këtë serbët e provuan edhe në luftën e Koshares.

Ditë më parë mediat njoftuan me tekst dhe fotografi për patrullimin e një skuadre të xhandarmërisë së Serbisë në fshatin Karaçevë brenda në territorin e Kosovës tashmë shtet i pavarur e sovran.

Kjo sërish dëshmon frikën primitive të serbëve karshi shqiptarëve fisnikë e trima të dëshmuar gjatë tërë historisë.

Serbia nga frika primitive po e kërcënon Kosovën, qoftë verbalisht, qoftë me diplomacinë e saj gënjeshtare, qoftw edhe  me armatosjen e saj nga Rusia.

Sot situata është më ndryshe. Ballkani gati i tëri është në NATO dhe Kosova tashmë e ka edhe ushtrinë e saj e cila dita ditës po ushtrohet dhe forcohet sipas standardeve të NATO-s.

Sot në Ballkan jetojnë  më shumë se 6 milionë shqiptarë, që do të dinë të përgjigjen në rast rreziku.

Serbisë po tia heqin hungarezët e Vojvodinës, boshnjakët e Sanxhakut dhe romët, i  mbetet një numër qesharak të serbëve, të cilë pë ta shtuar popullsinë janë të detyruar të blejnë nuse nga Shqipëria.

Kosova tashmë është shtet i pavarur e sovran i fituar me tokën kosovare të lar me gjakun e shqiptarëve.

Kosovës i nevojiten udhëheqës që  dijnë ti dalin zot shtetit dhe popullit, duke e forcuar shtetin dhe duke punuar për popullin.

21 vitet e kaluara dëshmuan se nuk mjafton se kemi të drejtë, por duhet të dijmë ta kërkojmë dhe ta fitojmë të drejtën.

Futja dhe patrullimi i një skuadre të xhandarmërisë së Serbisë në Karaçevë të Kosovës, flet për mos efikasitetin  e shtetit të Kosovës për ta mbrojtur çdo pëllëmbë toke të Kosovës dhe popullin e Kosovës.

Futja dhe patrullimi i një skuadre të xhandarmërisë së Serbisë në Karaçevë të Kosovës, i ngjan thënies popullore, “kur maçorri fle minjtë heqin valle.

Për tia thyer hundët Serbisë duhet sa më parë të  përkthehen në  gjuhë të huaja  librat e  stroriet filmike që pasqyrojnë krimet e Serisë në Kosovë në agresionin gjenocidal 1998/99, dhe së bashku me fotografitë, tu dërgohen ambasadorëve në OKB, BE dhe KE.

Ky veprim është më frytdhënësi, që do ta  vetëdijësonte e zgjonte botën dhe do ta ndihmonte më së miri Kosovën.

Ky veprim do të ishte misionari më dobiprurës për shtetin dhe popullin e Kosovës.

Ky veprim do t`ia mbyllte Serbisë gojën gënjeshtare dhe do ta poziciononte fuqishëm Kosovën në dialogun Kosovë-Serbi.

Kosova në vend që ta  shfrytëzojë  këtë mundësi, duke patur mijëra e mijëra fakte për krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve autoktonë, e ka sjellë  veten që duke patur mashën, prushin  po e trazon me dorë.

Demaskimi më i efektshëm i Serbisë bëhet vetëm me përkthimin e librave dhe  storieve filmike që pasqyrojnë vrasjet, masakrat dhe dhunimet serbe në Kosovë, dhe dorëzimi i tyre ambasadorëve në OKB, BE dhe KE.

Udhëheqësve të derisotëm në Kosovë në 21 vitet e kaluara u ka munguar instikti natyror që Zoti ua ka dhënë njerëzve, dhe ky instikt është kujdesi për atdheun dhe popullin.

Udhëheqësit e derisotëm në Kosovë në 21 vitet e kaluara kanë punuar e vepruar vetëm sipas udhëzimeve miskine të djallit, e jo sipas udhëzimeve fisnike të Zotit.

Udhëheqësve të derisotëm të Kosovës në 21 vitet e kaluara u mungoi instikti i mirëfilltë i atdhedashurisë për  të punuar  për atdheun dhe popullin.

Nuk besojmë se ka shtet në botë si Kosova e  vrarë, e masakruar, e dhunuar dhe e shkrumbuar.

Nuk besojmë se ka shtet në botë si Kosova tashmë e lirë dhe sovrane, që po sjellët me kaq papërgjegjësi, duke i lejuar vetes ti  kanoset rreziku për ta dëmtuar lirinë e pavarësinë e saj.

Tashmë 21 vite jemi duke i dëgjuar  premtimet boshe të udhëheqësve të Kosovës, se kriminelët serbë duhet të dalin para drejtësisë, por në të vërtetë këta udhëheqës kanë bërë shumë pak, ose asgjë në këtë drejtim.

Serbia pas të gjitha këtyre të zezave që i kreu në Kosovë nuk po e njeh shtetin e Kosovës,  dhe po  zhvillon  propagandë të fuqishme gënjeshtare ndërkombëtare, duke i mashtruar shumë shtete që ta ç’njohin shtetin e Kosovës.

Udhëheqësit e derisotëm të Kosovës në 21 vitet e kaluara ditën vetëm të luftojnë për pushtet dhe  të pasurohen në mënyrë të paligjshme dhe korruptive.

Udhëheqësit e derisotëm të Kosovës tashmë 21 vite jetuan me shpresën parazitë që,  SHBA dhe BE tua kryejnë edhe punët e shtëpisë.

Udhëheqësit e derisotëm të Kosovës për 21 vite nuk arritjen ta reformojnë drejtësinë, ta luftojnë korrupsionin dhe ta forcojnë shtetin.

Udhëheqësit e derisotëm të Kosovës tashmë 21 vite harruan të mendojnë se, SHBA dhe BE kanë interesat e tyre dhe sjellën sipas thënies popullore “më afër gusha se fusha”.

Kosova nuk mund të bëjë asnjë hap para me Hashim Thaçat, Isa Mustafat, Ramush Haradinajt, Fatmir Limajt, Behgjet Pacollat dhe Avdullah Hotat.

Isa Mustafa edhe pse në karierën e tij politike  ishte kryeministër, por gjatë bisedimeve VV-LDK për themelimin e Qeverisë së Albin Kurtit, u deshtën të kalojnë muaj, për këmbëngulësinë e LDK-së që posti i presidentit ti kalojë LDK-së, që nën kuptonte ti kalojë  Isa Mustafës.

Si rezultat i këtyre  matematikave u rrëzua edhe Qeveria e Albin Kurtit dhe u vendos qeveria kukull e Avdullah Hotit.

Kadri Veseli ishte kryetar i parlamentit, por tani që Vetëvendosja ishte duke përgatit  mocionin për rrëzimin e Qeverisë së Avdullah Hotit, PDK i tha Vetëvendosjes do ti jap votat për rrëzimin e qeverisë së Avdullah Hotit, por vendi i kryeministrit në qeverinë e re ti takojë Kadri Veselit.

Është e pafalshme dhe e kobshme që kjo garniturë e sipërpërmendur të lejohet që ta udhëheq Kosovën.

Kosovës i nevojiten udhëheqës të  pastër, të ndershëm, dinjitozë dhe sakrifikues për ta forcuar e mbrojtur shtetin dhe popullin e shumëvuajtur të Kosovës.

Rrugë tjetër nuk ka. Rrugët tjera janë trashëguese dhe dëmtuese për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat