Qeveria e re 2020-2024 do jetë qeveri e mocioneve të mosbesimeve shqiptare-maqedonase

Opinione

Qeveria e re 2020-2024 do jetë qeveri e mocioneve të mosbesimeve shqiptare-maqedonase

Nga: Sulejman Mehazi Më: 9 gusht 2020 Në ora: 13:29
Sulejman Mehazi

Zgjedhjet e 15 korrikut kaluan, bisedat koalicionuese të partive politike si asnjëherë më parë nuk kanë qenë të paqarta se kush me cilën parti do koaliciononte, mediat partiake propagandojnë koalicione paushalle interesash.

Shqiptarët si kurrë më parë nuk kanë pasur kaq deputetë, kurrë s'kanë qenë më të forte sesa gjatë këtyre zgjedhjeve parlamentare.

Fuqia e 32 deputetëve shqiptar në parlamentin e RMV mund të jetë tronditëse për palën maqedonase, ama nëse bashkohen gjatë kërkesave shqiptare. Nëse më 2016 lëshuan pe me Marrëveshjen famoze të Tiranës, tani s'duhet lëshuar pe për kryeministër shqiptar.

Nëse gjatë marrëveshjeve koalicionuese me partitë maqedonase për kryeministër lëshojnë pe shqiptarët  përsëri do jenë të fortë, 32 deputët shqiptar në çdo rast rreziku do nënshkruanin  mocione mosbesimi ndaj kryeministrit e qeverisë maqedonase.

Kështu që, qeveria e ardhshme e RMV-së do jetë qeveri e mocioneve mosbesuese, nëse kryeministër do behej maqedonas, 32 deputetët shqiptarë do nënshkruanin mocione mosbesimi ndaj kryeministrit maqedonas, po të njëjta veprime do bënin edhe deputetët maqedonas, do nënshkruanin mocione mosbesimi ndaj kryeministrit shqiptar. Qeveria e re 2020-2021 do jetë qeveri e mocioneve të mosbesimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat