Pas Mitrovicës, Serbia synon të marr edhe Kamenicën!

Opinione

Pas Mitrovicës, Serbia synon të marr edhe Kamenicën!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 10 gusht 2020 Në ora: 09:18
Pamje nga Karaçeva

Po pra! Dikush mund të pyet pse e bërë këtë titull? Dikush tjetër, pse po e fillon shkrimin me ‘po pra’? Ka edhe të tjerë që mendojnë që ia futa kot edhe me titull edhe me shkrim. Megjithatë, Kosova është shumë shumë e rrezikuar nga Serbia!

Tashmë e kemi të qartë se një pjesë të madhe të terriorit të Kosovës, nuk e zotëron shteti ynë! Fatmirësisht Kosova zotërohet vetëm në flamurin tonë, aty ku është komplet harta e Kosovës, ndryshe, një pjesë shumë të madhe na e ka marr Serbia! Deshtëm apo nuk deshëm, kjo është e vërteta.

Që nga përfundimi i luftës, në vitin 1999, Kosova ka shtrirje vetëm deri te KFOR-i, para urës së lumit Iber. Pra, andej në veri, pyeten bosët e krimit të organizuar dhe korrupsionit, e që për tmerrin e shqiptarëve, janë bashkëpunëtorë me shumë politikanë të Kosovës, të cilët thirren në UÇK, por edhe të atyre politikanëve që në popull shihen si viktima. Ama, kur është në punë paraja, milionat dhe kontrabanda, hajnë e pinë së bashku në veri!

Sot kur jemi në muajin gusht të vitit 2020, 21 vjetë pas përfundimit të luftës, Serbia me fuqinë e saj po e kontrollon komplet veriun e Kosovës, ku ndahet me lumin Ibër.

Është fatkeqësi për ne, për shqiptarët, për popullin e Kosovës dhe vet Kosovën, që pas çlirimit të Kosovës, politikanët tanë u lëshuan dhe rënë për toke, nga heroizimi i tyre i luftës u shndërruan në uzurpues, zhvatës, e çka jo tjetër vetëm që të pasurohen, duke harrur kështu idealin dhe gjakun e derdhur për këtë tokë shqiptare!

Po thuajse të gjithë politikanët, e harrun veriun e Kosovës, përveç fjalëve të kota, tashmë të cilët janë fjalë boshe, që pa turp krenohen që Kosova e ka nën kontroll veriun e Kosovës, e në realitet kjo as për së afërmi nuk është e vërtetë.

Krimi i organizuar dhe korrupsioni, pasurimi i madh i politikanëve është bërë dhe po bëhet pikërisht nga veriu, me kontrabandë, e me gjëra tjera jolegale. Të gjithë këto tmerre bëhen nga politikanët dhe njerëzit e fuqishëm të Kosovës në bashkëpunim me kriminelët serbë të veriut, e që shumë prej tyre akuzohen për vrasje dhe krime të tjera.

Një shtet, një udhëheqësi e tëra, një politikan apo çfarëdo njeri që bashkëpunon me kriminelët, e në këtë rast me kriminelët serbë, për të rritur kapitalin e tyre, nuk është dhe nuk mund të jetë asgjë tjetër përveç një kriminel ordiner, që në Kosovë ka shumë të tillë.

Në veri, shumë politikanë, konkretisht në lagjen e Boshnjakëve kanë kryer kontrabandë, kanë kërcënuar e shantazhuar shumë shqiptarë të asaj treve, të cilët me shumë mund e sakrifica janë duke qëndruar në shtëpitë e tyre, vetëm e vetëm që mos të lejojnë që Mitrovica por edhe krejt veriu të mbetët vetëm me popullësi serbe.

Sot në veri, nga 25 mijë shqiptarë sa ishin në kohën e luftës, kanë mbetur rreth 2 mijë, asnjë më shumë! E kjo ikje e shqiptarëve ka ardhë përshkak të insitucioneve të Kosovës, të cilat nuk kanë bërë asgjë, nuk u kanë ofruar as sigurinë më të vogël që ata të jetojnë në shtëpitë e tyre, dhe mos tua shesin kriminelëve serbë tokat dhe shtëpitë e tyre.

Pas 21 vjetëve nga përfundimi i luftës, Kosovës, Serbia ia mori dalë nga dalë një pjesë të madhe të territorit të Kosovës. Në këtë pjesë u dëshmua edhe vite më parë kur atëkohë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi kinsë për të treguar fuqinë e tij dhe të shtetit të Kosovës, i dërgoi Policinë pa asnjë përgatitje në veri. Aty vrau me duart e tij policin, tashmë hero të Kosovës, Enver Zymberin, i cili nuk ishte fare në dijeni se ku po shkon e për çfarë qëllimi.

Tash, në këtë kohë, përveç Mitrovicës dhe veriut, Serbia po synon dalë nga dalë të marr edhe Kamenicën. Nuk është hera e parë që xhandarmëria serbe tmerron Karaçevën. Edhe javën e kaluar lirshëm ata u futën në këtë fashat dhe tmerruan banorët.

Me këto hyrje të shpeshta të xhandarmërisë serbe në Karaçevë, fitohet përshtypja se ata veçse e kanë siguruar këtë fashat. Ata pritet të zbresin edhe më poshtë, në fshatet tjera, për të futur nën kontroll edhe Kamenicën, ashtu siç e kanë nën kontroll veriun e Kosovës nga lumi Ibër në qendër të Mitrovicës, por edhe shumë vendbanime të tjera midis Kosovës!

E gjitha kjo bëhet pikërisht kur liderët tanë politikë, për inate dhe për shkak të përfitimeve personale, nuk ia lëshojnë rrugën njëri tjetrit, nuk bashkëpunojnë, nuk kanë qëndrime të njëjta për asnjë vendim që merret. Pra, një shtet që ka më shumë parti sesa deputetë të Kuvendit, në një shtet kur politikanët e udhëheqësit e shtetit nga asgjëja u pasuruan dhe u bënë multimilionerë, një shtet kur vetëranët e vërtetë vetvriten përshkak se nuk kanë bukë me hangër, një shtet që rinin e largon me qëllim nga ai vend, kurrë nuk do të ketë qetësi!

Pra, thënë shkurt e shqip, një pjesë të Kosovës e kontrollon Serbia, e pjesën tjetër bashkëpunëtorët e tyre milionera!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat