Njerëzit janë duke e humbur durimin, nga torturat e pushteteve?! - Bota Sot
Njerëzit janë duke e humbur durimin, nga torturat e pushteteve?!

Opinione

Njerëzit janë duke e humbur durimin, nga torturat e pushteteve?!

Nga: Skënder MULLIQI Më: 11 gusht 2020 Në ora: 00:01
Skënder MULLIQI

Kosova po duket së një teatër që në repertoarin e saj , ka vëtem një shfaqje, më aktorë të njejtë, të mërzitshem , monoton, dhe më aspak shije për shikuesit .Po të ishin aktorët edhe të mirë  , është diqka që nuk shkon,është diqka që bëhët shumë bajate.Njerëzit  i dëshirojnë ndryshimet , e këta janë shumica .Politika jonë miope , hileqare, zullumqare e korruptive, na  ka irituar shumë .Këta aktorë të keqijë të politikës na kan lodhur më monolog, së dialogun moti e kan përjashtuar nga jeta shoqërore e politike e Kosovës. Na kan lodhur së tëpermi dhe mërzitur paraqitja e fytyrave  të tyre në televizione dhe rrjete sociale !Mediet tona në vend që të merrën më problemet që i mbartë jeta e zorshme në Kosovë, po na servojnë  teklif muhabete  , po na servojnë propaganda dhe mashtrime ndër më të turpshmet , që kan për qëllim mjegulllimin e situatës së rëndë politike dhe situatës së rëndë ekonomike e sociale .Metodat e mashtrimit po iu hyn në funksion të mbajtjës së pushtetit apsolut, dhe në anën tjetër zhvatjës të pronës shoqërore .Janë duke lënë tokë të djegur mbrapa sikur të ishim në kohë  lufte .

Praktikat e vjetra të udhëheqjës më vendin, atyre janë duke iu sjellur profite të mëdha , e në anën tjetër janë duke e shkallmuar këtë popull, si është më ziu.Njerëzit  e kan humbur durimin nga  torturat fizike dhe psiqike  të kësaj klase politike! Nese jeta në shtëpi nuk ka mundësi të ndryshohet, jeta më gjasë ndryshohet nese largohesh nga shtëpia?!Atje diku largë vendlindjës  ekzistojnë teatro të ndryshme edhe politike , edhe teatro profesioniste ku kalohet koha  mirë.Gjithësecilit i ipet mundësia për të dhënë kontributin në shtetndërtim dhe mirëqenje.Ekzistojnë alternativa dhe   ide  të dobishme , që politikës i jepet çdo mundësi.Jemi dëshimtarë  nga historia e hershme dhe historia më re, së ku e quan Ballkanin ,  luftërat e tmershme duke marrë jetëra të shumë njerëzve të pafajshem, Me i tmershimi natyrsht ishte ultranacionalizmi serbomadh, që shkaktojë vrasje masive , zhvendosje  të madhe të popullatës jo serbe në ish –Jugosllavi .Praktikave të vjetra të sundimit më masës ju ka dalë boja, por që është fakt së ende nuk jemi liruar nga një logjikë e tillë ! Teatri  politikë i quajtur Kosovë, është bërë monoton më këto fytyra të vjetra pushtetare  .Ende si duket nuk po kemi mundësi më tejkaluar ashtu të shprehem fazën “shizofrenike” të politikës.Ata që do të na kishin ofruar, dhe do të kishin bërë kthesa pozitive  në Kosovë, si nga demokracia , ekonomia ,  kultura dhe  filozofia, nuk po iu jepët  mundësia që të bëhën aktiv. Njerëzit e dobishem i duhen Kosovës më shumë së kurrë, nese dëshirojmë të shpëtojmë vendin dhe popullin. Drejtimi inaktiv  i politikës , e politikanët regjional, nuk i duhen këtij vendi.Politika e dobët dhe e fragmentuar edhe nga pikëpamja ideologjike ,na kan vu pëngesa të mëdha e serioze.Vëtem ndryshimi i pushtetit , siq na mëson përvoja , pa ndryshime  njerëzish  nuk garanton ndryshime demokratike. Nuk na duhet forcat politike që vijnë në pushtet, e që   politikën e kuptojnë si garnitura paraprake politike. Kosovës i nevoitet politikë vetëkontrolluese dhe politika kontrolluese që sjellin stabilitet. Edhe Evropa, nuk ishte dashur ti përkrahë forcat politike në Kosovë , të cilat janë duke  vazhduar politikat e viteve  të 90-ta, të shekullit të kaluar. Shumë kam dëshirë që koha të tregon së nuk kam të drejtë… 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat