Sharraxhinjtë…

Opinione

Sharraxhinjtë…

Haki Latifi Nga Haki Latifi Më 11 gusht 2020 Në ora: 13:49
Arkiv

Si shumë shqiptarë edhe baba im, ndjesë i past shpirti , dikur e ka provuar shumë herë këtë zanat.
Si komb, ne përherë ishim në luftë mbrojtëse. Ndonjëherë, gjatë historisë, ne lidhem edhe aleanca të gabuara, mirëpo arritëm edhe shkelqime në civilizimin evropian. Megjithëkëte, shpesh na bënë fajtorë. Ishim të akuzuar, ishim të abuzuar. Jo rrallë e zgjodhëm t’kurrjen si mbrojtje.
Dikur edhe shqiptarët duke ushtruar zanatin e sharraxhiut për të mbijetuar, jetuan në Beograd, në kryeqytetin e vuajtjeve shqiptare: Aty ku shqiptarët i quajtën; sharraxhinj, njerëz me bishta, primitivë…Në qytetin ku shqiptarët përherë ishin të përbuzur e të nençmuar. Aty ku shpesh u sollën vendime të kobshme për shqiptarët.
E mbaj mend që nga koha e leximit të vjershave të Esat Mekulit për sharraxhinjtë shqiptarë nëpër rrugët e Beogradit. Atëbotë poeti ynë i madh i pati ç’veshë maskat e politikës sërbe , të kishës ortodokse dhe të Akademisë Sërbe të Shkencave për përpjekjen e tjetërsimit tonë me termin “shiftari” për shqiptarët e Kosovës, kurse “allbanci” për shqiptarët e Shqipërisë.
Mirëpo, si për habi , shqiptarët deshmuan se ne nuk ishim njerëz me bishta por njerëz me njëqind shpirtëra. Nuk ishim sharraxhinjtë por vet sharra,: Ajo qe hapë udhë edhe aty ku nuk ka. U ngritën mbi urrejtjën e përbuzjen shekullore, përt‘u bërë Zot të vetës.
Kjo tregon një vetëbesim më të madh në vete dhe një pjekuri shtetërore. Janë shenja që shihen, Kosova po ecën me hapa më të ngadalta nga ato që mendonim më herët, kur shpresonim dhe vazhdojmë të shpresojmë për të dëshmuar me punën tonë se se në këtë pikë duhet të ishim pjesë e Bashkimit Evropian.
Rrugëtimi ynë për liri ishte i gjatë. Disa nuk e kanë të qartë se të kemi dy shtete është pasuri shumë më e madhe së të jemi vetëm, duhet ta shfrytëzojmë mundësinë dhe potencialet që i kemi. Brezave të ardhshëm duhet t’ia përcjellim mesazhin se veprat e mëdha për kombin nuk duhet harruar. Ashtu siç u sakrifikuan etërit tanë, të sakrifikojmë dhe ne për ta mbajt gjallë frymën e atdhedashurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat