Me pas zbulu shqiptarët e Kosovës vaksinën kundër Covid-19, kërrsh ishin ba qysh me ja ngjit emrin - Bota Sot
Me pas zbulu shqiptarët e Kosovës vaksinën kundër Covid-19, kërrsh ishin ba qysh me ja ngjit emrin

Opinione

Me pas zbulu shqiptarët e Kosovës vaksinën kundër Covid-19, kërrsh ishin ba qysh me ja ngjit emrin

Nga: Kimete Berisha Më: 11 gusht 2020 Në ora: 14:25
Kimete Berisha

Me pas zbulu shqiptarët e Kosovës vaksinën kundër Covid-19, kërrsh ishin bá qysh me ja ngjit emrin:

- Vaksina Zona Operative Anti- Covid-19;
- Syri i Shqiponjës;
- Vaksina Skënderbeu;
- Ushtria Çlirimtare Anti-Covid-19;
- Urdhëri 'Adem Demaçi';
- Vaksina Nëna Terezë;
etj.

(Këta tanët kanë pak rahmet, e nuk i kishin shtrenjtu aq shumë vaksinat...
prej mendjes t'madhe t'huajve ua kishin falë vaksinat (Amerikës), kurse tjerat i kishin vjedh, deri në një.

Promovimin e tyre e kish bë Rita Ora me Dua Lipën.

Në Shqipëri do ta pagëzonin vaksinën:
- 'Perla e Jonit';
- Medical Cannabis;
- Vaksina Rilindja;
- Villa vaksina;

(Ish dasht me shitë t'gjalltë për me ble vaksinën prej shqiptarëve t'Shqipnisë. Ata janë mashtrues, e kishin falsifiku vaksinën, veç kur i kishe pa n'plazhe e stamit xhades me parulla n'dorë 'kemi vaksina'.

- Këta rugovistat ishin idhnu, pse mos me ja ngjit emrin vaksinës 'Ibrahim Rugova'.
Por ama Presidenti historik ishte si Bensedini...kokrrave t'nervave ua kisha ngjit emrin 'Ibrahim Rugova', që të qetëson, por nuk t'i zgjidh problemet. Si të lshon droga, e sheh që problemet i ke te këmbët, prandaj mos m'i pa, e pin edhe një 'Ibrahim', edhe një, edhe një tjetër, e kështu me rashë,

P.S. Frymëzuar nga Putini, që vaksinës kundër Covid-19 ja ka ngjit 'Sputnik V', thuajse ka m'i shëru 'jashtëtokësorët' e jo njerëzit.

Shtetet e forta shikojnë kah qielli kur lypin ilaç.

E shtetet si ne, të këqyrin në xhep, qysh me të vjedh.
A i patë çmimet e testeve për Covod-19!
As te pushtuesi më shtrenjtë nuk t'kish kushtu!

Prandaj, jemi kaq të mjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat