Shtyrja apo mos mbajtja e takimit në Washington, mundë ta rrëzojë Qeverinë Hoti...!

Opinione

Shtyrja apo mos mbajtja e takimit në Washington, mundë ta rrëzojë Qeverinë Hoti...!

Nga: Petrit Dibrani Më: 12 gusht 2020 Në ora: 11:50
Petrit Dibrani

Qeveria Hoti, e varur nga Lista Serbe dhe e themeluar, nga subjektet e vogla politike në vend, mund t’i ketë ditët e numëruara!

Pas aktakuzave të bëra publike, padrejtësisht nga zyra e Prokurorit Special, të Gjykatës Speciale ndaj Presidentit, z. Hashim Thaçi dhe shtyrja apo edhe mos, mbajtja e takimit ne Washington, mund ta rrëzojë qeverinë Hoti.

MOCION

Propozim ose kërkesë që votohet në parlament kundër veprimtarisë së qeverisë, Hoti mund të kemi, nëse dakordohen, subjektet politike në vend.

Mocion mosbesimi çdoherë kërkohet, nga një apo më shumë subjekte politike!

Qeveria Hoti, s’mund të rrëzohet vetëm nga një subjekt politik, në këtë rast nga LVV.

Të thuhet se po dyshojmë, se qëllimi i LVV është t’ia zgjasë jetën qeverisë Hoti edhe për gjashtë muaj;

Është mendim politik apo teori e pa bazuar në diplomaci!...

LVV ka për qëllim mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, duke menduar se përsëri do dalë fituese e zgjedhjeve.

Mos të harrojmë Kosova është e varur, politikisht (ekonomikisht ), të dyja këto të ndërlidhura ngushtë me njëra-tjetrën...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat