Ndarja e Ballkanit në zona të Interesit sipas fuqive të mëdha - Bota Sot
Ndarja e Ballkanit në zona të Interesit sipas fuqive të mëdha

Opinione

Ndarja e Ballkanit në zona të Interesit sipas fuqive të mëdha

Nga: Mr. Sc Shpend Salihu Më: 12 gusht 2020 Në ora: 14:39
Mr. Sc Shpend Salihu

Derisa SHBA aspiron ta ngërthej në vehte sërish Lindjen e Mesme, për arsye të resurseve të shumta me të cilat disponon, Rusia përditë e më shumë po e rrit rolin krucial në proceset në Lindjen e Mesme, me ndihmën e Rexhep Taip Erdoganit, gjersa fuqia nr.1 në Europë me ndikim tanimë global Gjermania dhe Franca veç e kanë nën ombrellë Sllovenin dhe Kroacin, si dhe Bullgarinë e Rumaninë, pasiqë mvarren eksluzivisht nga ndihma dhe përkrahja financiare Gjermane dhe e BE-së. Mali i Zi ka ndikimin Rus dhe Serb, dhe është para aktit të kryer se nëse don Europën duhet të kërkoj ndihmën Gjermane e jo Ruse dhe Serbe.

Kriteret e aderimit për BE i plotësoj Shqipëria gjersa Kosova i përmbushi kriteret për liberalizim të vizave, por ndikimi i Rexhep Taip Erdoganit dhe rritja e sentimentit Islamik, po i zbraps të dy këto shtete nga BE dhe nga benefitet që vijnë me aktin e aderimit në BE, gjersa komisionit Evropian dhe këshilli i Europës po punon që Kosova dhe Shqipëria të përfitojnë nga BE si ndihma në infrastukturë ashtu edhe në liberalizim, por duan garanca që Shqipëria dhe Kosova do jenë më liberale do respektojnë normat ndërkombëtare dhe do përfillin të drejtat dhe liritë themelore të Njeriut dhe mediave, sepse këto do jenë çelës për demokratizimin e këtyre dy shteteve.

Sa i përket Serbisë përkundër tendencave për aderim në BE në vitin 2022, Gjermania dhe BE janë të sigurta se nëse Serbia aderon në BE para Kosovës dhe Shqipërisë do bëj çmos të vendos barriera në aderimin e Kosovës dhe Shqipërisë në BE. Pas dështimit të Kushtetutës Evropiane, BE pritet të modifikojë dhe amendamentojë traktatin e Lisbonës dhe aderimin e shteteve në BE, mos ta bëj më përmes ambasadorëve të BE, ku ekziston e drejta e vetos, por që në të ardhmen të shkojë përmes parlamentit Evropian me shumicë të kualifikuar, ku shumica e deputetëve janë Gjerman dhe Francez me çfarë shumë më lehtë do jetë aderimi i shteteve tona në BE, sepse Gjermanët dhe një pjesë e konsiderueshme e Francezëve në parlamentin Evropian kanë qëndrim pro- Shqipëtar.  Është evidente se pjesa dërmuese e Ballkanit do vendoset nën supremacionin Evropian që do dirigjohet nga Gjermanët, përveç Turqisë e cila është bërë vazale e Rusisë dhe gradualisht po i acaron relatat me BE dhe aleancën Veri- Atlantike- NATO, sepse ndikimi Rus po arrin që përmes Turqisë të ketë islamizëm radikal në Bosnje, Kosovë deri dikund Shqipëri dhe Maqedoni, si dhe në pjesën e Qipros së Veriut me qëllim që të ketë ndikim Rusia përmes Rexhep Taip Erdoganit. Europa është e vetëdijshme se investimet Turko- Ruse janë në rritje në Serbi, Maqedoni dhe Mal të Zi si dhe në Bullgari e Rumani sepse po aspirohet që rrymat pro- Ruse të marrin pushtetin e të largojnë ndikimin Evropian në këto zona neuralgjike për kohezionin Ballkanik.

Andaj angazhimi i Europianëve duhet të shkojë kah zbehja e imazhit Turko- Rus në Ballkan përmes paketa lehtësuese socio-ekonomike dhe ndihmesave në infastrukturë politike dhe juridike si dhe përmes inkorporimit në paket të Ballkanit Perëndimor, në mënyr që Gjermanët dhe Evropianët të kenë kontrollin e plotë në hemisferën Ballkanike, me çfarë herët a vonë do e rrisnin ndikimin edhe në Lindjen e Mesme, e kështu Gjermania dhe BE do bëheshin superfuqi në rrafsh global dhe do kishin ndikim në Ballkan dhe Lindjen e Mesme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat