Fusnota e Edita Tahirit, doli “dardhë me bisht” për Kosovën! - Bota Sot
Fusnota e Edita Tahirit, doli “dardhë me bisht” për Kosovën!

Opinione

Fusnota e Edita Tahirit, doli “dardhë me bisht” për Kosovën!

Ismail Muçiqi Nga Ismail Muçiqi Më 12 gusht 2020 Në ora: 18:47
Edita Tahiri

Retorika pompoze dhe emotive, e Edita Tahirit e cili udhëhoqi dialogun me Serbinë një kohë të gjatë, i solli dëme të pariparueshme konsolidimit të shtetit të Kosovës.

Dështimet e saja kulmuan me pranimin e Fusnotës kundër interesit të shtetit të Kosovës.

Kjo ishte autogoli katastrofal për diplomacinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës.

Fusnota e cila ja lidhi këmbët Kosovës, i krijoj favore të pa imagjinueshme Serbisë në arenën ndërkombëtare, duke e bërë atë faktorë kyç jo vetëm në raport me Kosovën, por edhe faktor serioz në Ballkan dhe më gjerë.

Këto dështime të marrëveshjeve antikushtetuese , i krijuan mundësi dhe hapësirë diplomacisë serbe, që përmes manovrimeve diplomatike të krijoj agjendë se kinse statusi i Kosovës ende nuk është zgjedhur, dhe se për të ardhmen e Kosovës formula kryesore është Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Duke i shfrytëzuar dobësitë e palës kosovare, mos dijen dhe jo seriozitetin rreth të ardhmes së vendit, Serbisë ju hapën rrugët që të fillojë fushatën diplomatike, për ç ‘njohjen e shtetit të Kosovës nëpër shtetet e Botës, duke e arritur qëllimin e saj që përmes ç ‘njohjeve të kontestoj Pavarësinë e shtetit të Kosovës.

Fusnota e cila u mbajt mbi tavolinën e bisedimeve, i solli në pozitë të palakueshme dhe me dilema edhe shtetet mike të cilat me kohë e kishin njohur Pavarësinë e Kosovës.

Retorikat e Edita Tahirit se Fusnota do të jetë një fluks i borës e cila së shpejti do të shkrihet, nuk doli ashtu por gjatë tërë procesit të bisedimeve doli " dardhë me bisht " në dëm të Kosovës.

Politikanët kosovarë dështuan që nga fillimi i dialogut me Serbinë, që nga Brukseli duke pranuar formimin e Asociacionit të Komunave serbe, Asociacion ky i cili qëllim dhe karakter ka bosnjëzimin e shtetit të Kosovës.

Kjo bëri që dialogu teknik i Edita Tahirit dhe mentorëve të saj, të rrëshqet nga dialogu teknik në atë politik.

Këto huqe dhe dështime të diplomacisë kosovare, ja shtuan apetitet shekullore Serbisë, që ta fusë në agjendë idenë për shkëmbimin apo korrigjimin e teritorit me Kosovën.

Është një histori e gjatë ti nënvizojmë të gjitha ngjarjet politike dhe diplomatike, të cilat u manifestuan edhe me provokime të ndryshme që i bëri Serbia kundër Kosovë, që nga organizimi i strukturave paralele, vendosja e barrikadave në Veri, defilimi i trenit për në Kosovë me parulla nacionaliste në bashkëpunim me politikën ruse, vrasja e policit Enver Zymberi, formimi i Gjykatës Speciale në Hagë përmes sponzorimit të Dick Martyt, shpërndarja e fletë arresteve përmes INTERPOL-it ndërkombëtar kundër pjesëtarëve të UÇK-së, e deri te rasti i fundit që ndodhi para ca ditësh në Karaqevë të Kamenicës ku xhandarmëria serbe hyri në territorin e Republikës së Kosovës pa asnjë pengesë.

Të gjitha këto janë produkt i dialogut të mjerë, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili zgjati pafund nuk solli asgjë të mirë e tani pas dështimit të diplomacisë së Kosovës, këto ditë ka filluar "shuttle diplomacia" të cilën tani po e mbanë Skender Hyseni si "shpëtimtarë" i dialogut.

Nga gjithë kjo odiseadë qesharake, e ka relaksuar Aleksander Vuqiqin i cili ka filluar tani të tallet me liderët politik të Kosovës, duke i quajtur të paaftë dhe larg nivelit në raport me personalitetin dhe emrin e ti.

Këto janë vetëm disa nga huqet dhe dështimet e politikës dhe diplomacisë të institucioneve të Kosovës, dështime këto të cilat po e sfidojnë të ardhmen e qytetarëve dhe perspektivën e shtetit të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat