Rasti Karaçeva

Opinione

Rasti Karaçeva

Nga: Gani I. Mehmeti Më: 12 gusht 2020 Në ora: 23:46
Xhandarmëria serbe

Rasti Karaqeva ndodhi. Mirë e keq, apo keq e mirë!

Më e mira është që nuk ndodhi ndonjë incident. Nga pala kosovare u bë, me të drejtë, shumë zhurmë.

KFOR-i u përpoq të arsyetohej se ata ishin (dhe janë) në bashkëpunim me policinë serbe për kontrollim.

Por, në këtë rast edhe KFOR-i, përkundër që ata janë për mbrojtjen e paqes dhe përgjegjës për kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, kanë gabuar rëndë. Nëse nuk paskan gabuar pse ata paskan mandatin e bashkëpunimit me policinë serbe, këtë bashkëpunim ata do mund ta bënin brenda territorit të Serbisë, e jo në brendi kufirit të Kosovës.

Përndryshe, gjithsesi, KFOR-i ka qenë dashur të lajmërojë më përpara ose kryetarin e komunës ku bëhet ai “bashkëpunim” ose drejtorin e policisë së Kosovës, apo Ministrin  e Punëve të Brendshme apo edhe atë të Punëve të Jashtme.

Me rëndësi, gjithsesi do duhej lajmëruar dikë, që edhe po të ndeshen me policinë e Kosovës, të jenë të njohur për kohën kur ata bashkë me KFOR-in do të marshojnë në brendësi të Kosovës, në mënyrë që të mos krijohet ndonjë incident.

Çka, sikur të ishin ndeshur me policinë e Kosovës dhe të ishte ndërmarrë ndonjë sulm kundër policisë serbe? Çka, sikur do të kishte edhe viktima? Kush do të ishte fajtor?

Nëse ka qenë bashkëpunim mes KFOR-it dhe policisë serbe, gjithsesi, për shkak të mosinformimit, fajtor do mbetej KFOR-i. E, nëse kjo bëhet vetëm sa për mbulesë e për ulje të zërave të Kosovës, edhe atëherë nuk është në rregull. KFOR-i duhet të jetë më i qartë e të mos krijojë destabilizime mes dy forcave – të Kosovës dhe të Serbisë.

Së fundit, çdo pjesëtar i policisë dhe i ushtrisë, është në detyrë të mbrojtjes së popullit dhe të vendit të tij, për çka nuk pritet fare të marrë urdhra prej dikujt më lart, kur shkelet territori nga cili do.

Me këtë do të thosha: Po u gjend kushdo nga të uniformuarit e Kosovës brenda territorit të Serbisë, ai është vetë përgjegjës për këtë, çfarëdo që mund t’i ndodhi. Edhe nga të uniformuarit e Serbisë, cili do që të gjendet brenda territorit të Kosovës, ai do të jetë përgjegjës për veten e tij dhe mund të ndodhi gjithçka me të, të vritet ose të zinet, me të cilin do të merret gjykata pastaj me të.

Ne jemi në armiqësi me Serbinë dhe nuk ka kërkim falje.

Pra, kujdes!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat