Hapi i madh i Isës, e rrëzon turrin e Ramushit! - Bota Sot
Hapi i madh i Isës, e rrëzon turrin e Ramushit!

Opinione

Hapi i madh i Isës, e rrëzon turrin e Ramushit!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 13 gusht 2020 Në ora: 10:08
Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj

Janë shtuar apetitet e liderëve politik për të marr postin e Presidentit.

Gjatë ditës së djeshme, edhe lideri i AAK-së, gjenerali i luftës, i cili krijoi partinë e tij, Ramush Haradinaj ka shpallur kandidaturën e tij për të parin e vendit.

Kjo shpallje për postin e Presidentit, vjen në kohën kur Kosova po përballet me krizat më të rënda që i ka pasur ndonjëherë në këto vitet e pasluftës.

Haradinaj që me partinë e tij, bëri koalicion me LDK-në për të ardhur në pushtet, në kohën e pandemisë, kur e rrëzuan Qeverinë Kurti, ka ngjallur apetite të mëdha.

Qeveria Kurti, e cila ishte një ndër Qeveritë më të mira të pasluftës, u rrëzua nga partneri i saj i koalicionit LDK-ja, së bashku me të gjitha subjektet e tjera politike.

Pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, LDK-ja si e etur për pushtet, arriti marrëveshje me partitë e vogla, madje edhe me Listën Serbe, parti kjo e dirigjuar direkt nga Serbia ku edhe ua dha postin e zëvendëskryeministrit, vetëm e vetëm që ta votojnë Avdullah Hotin për kryeministër.

Etja për pushtet e partive politike në Kosovë, edhe në kohë pandemie globale ishte diçka e pazakontë në tërë botën.

Mirëpo, Kosova është vend i çudirave dhe si çudi e radhës edhe Haradinaj kërkon më shumë pushtet!

Ai në këtë kohë, kur askush nuk po mendon për qytetarin, mendoi për veten e tij, mendoi si të arrij postin më të lartë – atë të presidentit që të hyjë në analet e historisë së Kosovës.

Megjithatë, shpalljen e kandidaturës së tij, nuk po e përkrahin asnjë nga partitë tjera politike.

Pas kësaj, mund të ndodhin ndryshime të mëdha në skenën tonë politike.

PDK-ja, mund të ia prish planet e Ramushit.

Këto plane të tij do të ia prish edhe Isa Mustafa, kreu i LDK-së, i cili nga shtëpia e tij po e luan lojën e “djallit” në politikën tonë.

Ai mund ta bëj hapin e madh, atë hapin që askush tjetër në këto momente nuk mund ta bëj.

Mustafa si ekspert dhe si i paparashikueshëm, do të lidh një marrëveshje të re me PDK-në e Kadri Veselit, por edhe me Hashim Thaçin, si lideri shpirtëror i PDK-së.

Me këtë marrëveshje, PDK-ja mund t’i bashkohet Qeverisë Hoti, dhe postin e Presidentin, emrin e ri do ta bëjnë publik vetëm atëherë kur të është nevoja dhe momenti për votim.

Deri atëherë, Ramush Haradinaj vetëm mund të ëndërroj, por që në krye të shtetit do të vjen dikush që do të ia dhanë aminin vetëm Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi.

Cili do të jetë emri i ri pak a shumë mund ta marrim me mend.

Thaçi mund të vazhdoj postin e tij edhe për pesë vite nëse nga Gjykata Speciale nuk do të akuzohet për krime të luftës.

Por nëse ndodh kjo, atëherë Isa Mustafa edhe pse i shtyrë në moshë, edhe pse nuk e dëshiron askush nga spektri politik, madje as nga partia e tij, mund të kandidohet dhe të votohet për të parin e vendit.

Këta dy emra, në këtë lojë politike janë personalitetet që mund të dalin fitues për postin e Presidentit.

Askush tjetër nuk ka fuqi politike që mund t’i ndaloj që mos të vinë në krye të shtetit.

Për të ndodh e kundërta, do duhej një ndryshim i madh i politikës në Kosovë. Por se a mund të ndodh është goxha e paarritshme, kur dihet se fjala e Thaçit në PDK është amin për gjithë anëtarësinë e deri të votuesi më i largët. Njëjtë për momentin është duke ndodhur edhe me fjalën e Isës në LDK!

Por, a janë emra të duhur këta dy për postin e Presidentit, natyrisht që jo!

Megjithatë, në Kosovë, që nga pas lufta e deri sot, të gjithë politikanët kanë menduar për apetitet e tyre, po të mendonin për qytetarin natyrisht që Kosova, do ishte më ndryshe!

Mbesim me shpresë që vetëm ndonjë zarf i ardhur nga Amerika, mund ta ndryshoj këtë. Se a do të ndodh kjo, mbetet të shihet!

Deri atëherë, Ramushi ëndërron i qet për postin e ri. Hapi i madh i Isës, do të ua prish planet shumë politikanëve në Kosovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat