Sfidat procedurale juridike dhe Komisioni për hetimin e privatizimit - Bota Sot
Sfidat procedurale juridike dhe Komisioni për hetimin e privatizimit

Opinione

Sfidat procedurale juridike dhe Komisioni për hetimin e privatizimit

Nga: Hisen A.Berisha Më: 13 gusht 2020 Në ora: 18:12
Hisen A. Berisha

Puna e komisionit për hetimin e procesit të privatizimit, me përballi me një mëdyshje për dallimin në veprim në mes dëshmitarit dhe të dyshuarit. Si dhe statusi i tyre në procedurë? Po ashtu, ndërlidhur me rastin hetimor, shtrohet çështja nëse të gjithë këta që përbejnë ekipin hetimor, dëshmitarët në proces, administratën, personalitetet politike që politikisht e kanë administruar ketë proces, fituesit dhe përfituesit në privatizim, lënda e privatizimit gjegjësisht asetet e privatizuara si lëndë e krimit që duhej privatizuar, vet procesi i privatizimit si procedurë dhe veprim i inkriminueshëm e tjera kombinacione të rubikonit “hetim i procesit të privatizimit”.

Pra, gjatë studimeve jemi përballur me teoritë ilustrative te të mësuarit për situata juridike me elemente të huaja kryesisht në të drejtën penale ndërkombëtare, të drejtën ndërkombëtare publike dhe private. Por ky hetim, komision, lëndë, kompetence lëndore dhe palë në proces është integrali me më shumë të panjohura që ka sfiduar drejtësinë ndonjëherë.

Dalshin me kokë se me faqe të bardhë të dalin nga ky proces do te jet luks i tepërt. Shto kësaj elementet korruptive me heqjen e personave të caktuar vendor e ndërkombëtarë nga listat dhe komprometimi me heqjen nga lista e dëshmitarëve të dyshuarve apo informuesve të personave me mandat nga përfaqësimi ndërkombëtarë. GOD AND OUR RIGHT HELP US!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat