Frika në Kosovën e thyer si xhami

Opinione

Frika në Kosovën e thyer si xhami

Nga: Skënder Mulliqi Më: 13 gusht 2020 Në ora: 21:16
Skënder Mulliqi

Frika është masa më e mirë e krizave në një vend. Ajo edhe nuk mund të menaxhohet në situata të tilla. Ndjenjat e keqja dhe pasiguria e bëjnë njëriun jo të qetë. Kjo është frika sot në Kosovën e thyer si xhami?!

Copat e thyera kur më nuk vendosen si kanë qenë. Njeriu ynë po ju nënshtrohet presioneve të mëdha politike, ekonomike sociale, psiqike dhe çdo presioni tjetër që po na servojnë politikat e instaluara që dy decenie. Njeriu normal zor e ka ti nënshtrohet presionëve të tilla dhe të mbëtet imun. Kjo është kur fytyrën ta mbulojnë krejtë më baltë. Shumica janë thyer fizikisht dhe moralisht, janë bërë si druri i kalbur. Qytetarët janë duke e paguar shumë shtrenjtë këto regjime?!

Çmimin e okupimit nga Serbia e paguam shumë shtrenjtë, për të rënë në kurthat e regjimeve tona! Sigurisht së tash askush nga miqët tanë nuk është i interesuar për të na dalë në ndihmë. Bota demokratike sikur gjithnjë e më shumë po i qon duart nga Kosova. Nuk po i mbrojmë vlerat tona shtetërore e kombëtare.

Kemi lejuar këtë kastë politike të na hypin në qafë?! Nese nuk i aktivizuam të gjitha mekanizmat shoqërore për të ndryshuar gjendjen për të mirë, e kemi mundësinë e bojkotit ?!

Heshtja jonë është duke na shkatërruar përfundimisht. Kur shumica heshtin, pranohet edhe kapitulimi para të keqes. Kjo është e pa akceptueshme për njerëzit normal. Është e pa lejueshme tu lejohet një grushti njerëzish që te na përcaktojnë fatin tonë! Edhe ne po bëhemi faktikisht pjesë e fatit tonë të keq. Tek e fundit njerëzve që pranojnë nënshshtrimin nuk meritojnë ndonjë përkrahje. S'ka përkrahje për të “torturuarit”, por ka “mburrje” për njerëzit më kamgjikë?! Kështu e kemi pru situatën, dhe tash veq po i numërojmë të rënat. Lojaliteti ynë është i pa kuptueshem karshi grupeve politike përfituese! Nuk ka ofendim më të madh se kjo për një popull! Kjo pashpirtësi e tyre po ngjan në tragjedi epike.

Frika po e zgjeron rrethin duke marr përmasa dramatike, edhe me pandeminë. Sikur gjithçka është e lejuar në Kosovë?! Sikur nuk po gjejnë “kundërshtar” më të mirë e të përshtatshem se qytetarët e Kosovës?!Dhe, a ka frikë më të madhe se kjo? Sigurisht që jo. Jemi bërë rob i frikës tonë. Përtej kësaj nuk ka ku shkohet…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat