Dështimet dhe papërgjegjësia qevritare

Opinione

Dështimet dhe papërgjegjësia qevritare

Nga: Prof. Dr. Riza Smaka Më: 14 gusht 2020 Në ora: 09:28
Prof. Dr. Riza Smaka

Aktualisht Qeveria e RK-së nga  një koalicion problematik, e formuar edhe në saje të dy votave të  kontestuara, administrohet nga përfaqësuesit eLDK-së.

Koalicioni qeveritar për t’i “kënaqur apetitet pushtetare megalomane “të jo pak partizanëve  partiakë” përkatësisht të shefave të subjekteve politike parlamentare, konsiston në një numër sasior të madh por në disfavorin e cilësisë, efikasitetit dhe të eficiencës funksionale.

Gjatë  formimit të Ekzekutivit aktual dot nuk ka qenë përfillur parimi i meritokratisë, ashtu që në  jo pak  poste qeveritare janë  caktuar persona inkompetentë! Së andejmi edhe   pasojat e dëmshme ,nder të tjera, në numrin enorm të të infektuarve dhe të të vdekurve nga Covid 19.

Ndryshe vendi ynë, për të keq, zë vende të para, tani në dështimet qeveritare për mbrojtjen shëndetësore e më parë në vlerësimet minimale në  rezultatet më të ulëta në arsim e gjithandej. Për të qenë e keqja edhe më e madhe, për dështimet serioze në sferat shoqërore të  caktuara, nuk aplikohet   përgjegjësia morale, objektive, politike madje as juridike.

Në vendin tonë, pothuaj se ,nuk njihet e për aq nuk aplikohet instituti i përgjegjësisë morale, objektive, politike madje as juridike!

Për dështime skandaloze në mbrojtjen elementare shëndetësore, që aktualisht ju ndodhin     qytetarëve të vendit tonë, sikundër të shfaqeshin në cilindo shtet të demokracive parlamentare në të cilat sundon ligji dhe shteti i së drejtës, jo ndonjë ministër i resorit dështak, por,  paevitueshëm dhe pa hezitime, ekzekutivi do të dorëhiqej, përkatësisht, do të shkarkohej si i deklasuar, i dështuar, inefikas, ineficient dhe inmeritor për të qeverisur vendin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat