Kohë pa kohë (shqiptare)!

Opinione

Kohë pa kohë (shqiptare)!

Nga: Skënder Karaçica Më: 14 gusht 2020 Në ora: 09:44
Skënder Karaçica

Në kohën e pandemisë së virusit korona, krijuesit e të gjitha zhanreve, dalin në ekranet e televizioneve dhe flasin për jetën e ndarë në distancë dhe në karantinë. Krejt kjo si me shpëtua nga më e keqja..!

Humoristi Rasim Thaqi-Cima,rrëfente për rrugëtimin e tij me humorin e kohës, që di të thumbojë dukuritë e jetës dhe personazhet me huqet tona, thotë në studion TV7 që, nuk mungojnë qeshja jonë...!

Harruam për pak çaste kohën e pandemisë dhe hallet tjera të jetës së shqiptarëve në Kosovë...

Rasim Thaqi-Cima kah fundi i këtij emisioni (,,Sonte,,) e pati jo me humor, por doli në krye të herës për të hedhë dritë për kohën kur i kemi ,,shembur,, tërë vlerat e jetës tonë, që, dikur kishin më shumë kuptim dhe respekt njeri ndaj tjetrit.

Sot, jeta shqiptare, sipas humoristit Thaqi ka marrë tjera tipare.

Në një odë të Drenicës e pati fjalën, në ballë të vendit(oxhakut)e kishin vënë një njeri halabak, kujtoj se i thoshin ,,njeriu i bagerit (sic!), ndërsa disa mësues e besa edhe një akademik e kishin lënë në fund të odës (sic!).

Pse kjo kështu, pyet Rasim Thaqi-Cima...?

Rasti i thashethemeve për Adelina Thaqi nëpër bulevardet e Prishtinës, e kishte prekur shumë Rasim Thaqi-Cimën!

E gjeti përgjigjen, përmes humorit të tij: Sepse ky njeri në ballë të oxhakut (bageristi) që nuk dinte se çfarë fletë në odën e burrave, e dëgjonin të gjithë, sepse ua kishte hapur kanalin disa kilometra në fshat (falas),thoshte humoristi nga Drenica .

Kështu jemi ne: Mirëmëngjesi o interes...!-thoshte Cima në TV7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat