A është ky fundi politik i Thaçit?!

Opinione

A është ky fundi politik i Thaçit?!

Nga: Dibran Demaku Më: 14 gusht 2020 Në ora: 10:07
Dibran Demaku

Lajmi i dhënë nga mediat në mëngjesin e ditës së sotme se me dy shtator Kosova dhe Serbia, apo të parët e këtyre dy shteteve do të takohen në Washington për të biseduar për çështje ekonomike, të sponsorizuara nga i dërguari special i kryetarit të Sh B A-ve Trump, zotëri Generell, për shumë kënd do të jetë befasues! Dhe atë për faktin, që Kosovën në këto bisedime do ta përfaqësojë kryeministri Hoti e jo presidenti Thaçi?!...A do të thotë kjo se presidenti i Kosovës, për arsye që dihen tash e tutje do të qëndrojë në postin e tij vetëm sa për të ia bërë qejfin vetes dhe simpatizantëve të tij, apo për çfarë ?!Dhe ky fakt i hidhur a e keqëson pozitën e Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare?!...Nëse po, përse presidenti nuk jep dorëheqje, kur më askush, nga bashkësia ndërkombëtare nuk e pranon më si të tillë?!

Përse gjithë kjo këmbëngulje e Thaçit dhe e atyre që qëndrojnë rreth tij, që ai, pra Thaçi të qëndrojë edhe më tutje në postin më të lartë të vendit, kur nga jashtë nuk të konsiderojnë më si të tillë?!...A do të thotë kjo se ky është fundi politik i Thaçit?!...

Edhe pse, thënë sinqerisht një fund të tillë nuk do ta dëshironte askush në Kosovë, nga ana e shqiptarëve, qofshin këta përkrahës apo kundërshtarë të presidentit Thaçi! Dhe atë për arsyen e thjeshtë se ai nuk mund të shihet si individ, por gjithnjë si institucion, i cili është i lidhur me të gjitha sukseset apo mossukseset e Kosovës në më shumë se njëzetë vitesh?!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat