Një emër që nuk vdes kurrë!

Opinione

Një emër që nuk vdes kurrë!

Nga: Bledi Filipi Më: 14 gusht 2020 Në ora: 10:12
Komandant Drini

Sot është dita e lindjes të strategut, poliglotit dhe patriotit Ekrem Rexha!

Figura e Komandant Drinit është e lidhur ngushtë me luftën dhe mëvetësinë e Kosovës! Është nga ato personalitete që mbeten mishërim i lirisë dhe demokracisë! Është udhëheqësi dhe tejçuesi i mesazhit që Kosova bëhet duke pasur zemrën e mendjen për të! Është shembulli që e lakmon cilido që ka në zemër Kosovën. Fjalët dhe thëniet e Tij të ngjasojnë me ato të një filozofi! E me këtë filozofi fitoi zemrën  e popullit.

Kësaj i trembeshin ata që në pikë të parë kishin interesat vetjake! E stisën atë që quhet vrasje në pabesi! Por Komandanti nuk vdiq nga dora e të pabesëve! Ata kanë vdekur duke u ndarë nga bota e të gjallëve dhe duke u zhgërryer në pluhurin e harresës!

Përjetësimi i figurës së Komandantit duket edhe sot pas dy  dekadash, kur të gjithë urojnë ditën e lindjes së Tij,  se ai nuk ka vdekur : ai qe është dhe do të mbetet gjallë në zemrat tona!

Të gjithë urojnë me zemër Legjendën që nuk vdes kurrë, dhe i drejtohen me zemër se ai është në mesin tonë! Lavdi të pavdekshmit Komandant!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat