A e meriton Ramushi postin e presidentit dhe për çfarë?!

Opinione

A e meriton Ramushi postin e presidentit dhe për çfarë?!

Nga: Dibran Demaku Më: 14 gusht 2020 Në ora: 14:38
Ramush Haradinaj

Në media të shkruara dhe ato vizive u dha lajmi se lideri i AAK-së dhe ish kryeministri i Kosovës me përkrahjen edhe të partisë se tij ka shpallur kandidaturën për të zërë postin e presidentit të Republikës? Lajmi si i tillë ishte befasues për shumë kwnd, por jo edhe për Ramushin dhe partinë e tij! Dhe natyrisht për simpatizuesit(servilët), por jo edhe për publikun e gjerë. Publiku i gjerë në Kosovë ende e mbanë mend kthimin triumfal të Ramushit nga gjyqi i Hagës dhe derisa kryeministri i asaj kohe (sot president i vendit) i kishte shtruar tepihun e kuq në aeroport, Ramushi do të shpallte kandidaturën e tij për postin e kryeministrit të vendit edhe pse ai post mbahej nga Hashim Thaçi?!...

Dhe tash sërish me turr siç e ka ai traditë, shpallë kandidaturën për postin që ëndërron?!...Mbase nga informacione sekrete ka zbuluar se presidentit të vendit do t‘i konfirmohet aktakuza nga gjykata ndërkombëtare dhe o burra të ngutemi sa nuk është bërë vonë! Kjo ngutje e tij në këtë moment delikat për të ardhmen e vendit, nuk është gjë tjetër vetëm një hipokrizi dhe ligësi nga ana e tij?!...

Në anën tjetër do të lindte pyetja se a e meriton një post të tillë ky Ramush dhe me çfarë?!...Çfarë ka treguar ai gjatë tërë këtyre viteve në politikë përveç injorancë dhe arrogancë?!..Dorën në zemër ai gjatë tërë këtyre viteve në angazhimet e tij ka treguar se di të grumbullojë pasuri për vetën e tij dhe të tijët (kur themi të tijët kemi parasysh familjarët dhe të afërmit e tij të gjakut e të largët. Dhe tërë atë pasuri e ka grumbulluar në mënyra nga më të ndryshme, që i di ai dhe i dinë edhe të tjerët?!...

Do të ishte mirë që vetë Ramushi në veçanti si dhe të gjithë ata që i rrinë anash dhe përbri se me çfarë do ta meritonte Ramushi postin e presidentit?!...Me çfarë, pra?!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat