(Mos)Përgjegjësia e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të sëmurët nga Covid-19

Opinione

(Mos)Përgjegjësia e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të sëmurët nga Covid-19

Nga: Hisen A.Berisha Më: 14 gusht 2020 Në ora: 18:33
Hisen A. Berisha

Njerëzit e mbyllur nëpër shtëpitë e tyre, nga Covid 19, me simptoma të lehta e që po detyrohen të mjekohen vet, janë shumë në situatë të rëndë.

Natyra e problemeve që ata përballen është e pa perceptueshme për shtresat e caktuara të shoqërisë dhe nivelet vendimmarrëse të pushtetit por në të shumtën edhe për personelin zyrtar të autorizuar për përkujdesje ndaj tyre.

Ngase njeriu ashtu si jeton në shtëpi edhe sillet në jetën e përditshme dhe në shoqëri, natyra e vështirësive që përballen pacientet me gjendje sociale jo të mire, është larg të menduarit dhe sjelljes që kanë bartësit e përgjegjësive institucionale. Pra këta pacient thjeshtë përballen me situata unike si, kush me ju ble ilaçet, ushqimet, si me e nda shtëpinë me familjaret tjerë të shëndoshë, si me mbajte higjiene, si me bë dezinfektimin e ambientit, etj.

Sikur nga përfaqësuesit institucional po harrohet se mbi 40% e popullsisë jetojnë në varfëri të skajshme kurse mbi 20% jetojnë në varfëri. Ajo pjesë që janë në varfëri të skajshme nuk kanë kushte me i sigurua as ilaçet, as të mjekohen në shtëpi, as të mjekohen në spitale. Pjesa tjetër po ashtu përballet me vështirësitë që parashikon protokolli i trajtimit të të sëmurëve me Covid, kur trajtohen në ambientet e banimit. Ndaj vlerësoj se kjo shtron nevojën që qeveria aktuale me e mare përsipër koston e mjekimit te të gjithë të sëmurëve.

Pastaj numri i personave që po vdesin është aq i lartë dhe pavarësisht se kanë apo jo diagnoza tjera të sëmundjeve përcjellëse e kronike, mendoj se Oda e mjekeve të Kosovës dhe kryeprokurori i shtetit duhet të formojnë një komision i cili do të hetoj për secilin pacient të vdekur, nëse ka gabim diagnostikim, mjekim të pa ndërgjegjshëm apo shkaqet tjera të vdekjeve jashtë protokollit të sëmundjes me infektimi Covid 19, saktësia e testeve, etj.

Në shumë raste ka pacient me tablo të plotë klinike për Covid-19 dhe janë negativ, ashtu siç ka mjaft qytetar pa asnjë shenjë klinike e janë diagnostikua pozitiv. Pra duhet ruajtur shkalla e larte profesionale në ofrimin e shërbimeve dhe këto shërbime duhet patjetër me çfarëdo çmimi të shkojnë tek secili i prekur deri në ditën e tij të fundit në spitale.

Përgjegjësia në këtë rast duhet me qenë e Odës së mjekeve të Kosovës, ngase ajo siç shihet në organogramin e saj e ka një komision për vlerësimin profesional dhe nga aty duhet të burojë gjithçka.

Sindikata duhet të koncentrohet në kërkesa që qojnë në mbrojtjen e jetës së personelit shëndetësor gjatë punës nëpër spitale si dhe sigurimin e mjeteve më të mira qoftë që ndihmojnë diagnostiken, qoftë mjekimin, apo në kërkesën për rritjen e numrit te personelit në ato komuna apo në ato spitale ku personeli nuk është i mjaftueshëm.

Këto masa, duhen shtuar rekomandimeve të qeverisë që iu kërkohet ti përmbajnë qytetareve për mbajtjen e maskës, distancës prej 2 metrave dhe higjienës!

Lufta kundër Covid-19 ishte pika e pare dhe si e tillë për ketë qeveri duhet me mbetur edhe në vazhdim sepse kemi të bëjmë me jetën e njeriut që qëndron mbi çdo çështje tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat