Bisedimet e rifilluara Kosovë-Serbi po hyjnë në fazën finale

Opinione

Bisedimet e rifilluara Kosovë-Serbi po hyjnë në fazën finale

Nga: Skënder Mulliqi Më: 15 gusht 2020 Në ora: 10:39
Skënder Mulliqi

Nuk  ekzisiton ndonjë shkop magjik, që këto bisedime pas një kohe të gjatë t'i rregullojnë problemet fqinjësore. Që të arrihet deri në një cak fatlum nevojitet vullnet i madh dhe lojtarë të mirë politikë. Kosovës i duhen politikanë që kanë dije, vizion dhe që nuk ulën në dy karrige. Nuk patem liderë të fortë politikë, që tu kundërvihen palës serbe.

Edhe në këto bisedime që konsiderohen finale, pala jonë nuk është në përbërjen e dëshiruar, për bisedimet e tilla të zorshme, që kërkojnë vigjilencë, mençuri dhe gjeturi.

Pse? Sepse gjatë zhvillimit të këtyre bisedimeve, serbët do të dalin me teza shoviniste që nuk kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve, sa kanë të bëjnë me statutin politik të Kosovës.

Një sfidë e tillë do të jetë e pakapërcyeshme, edhe pse e palogjikshme, kur dihet së Kosova që nga viti 2008, është shtet sovran dhe i pavarur. Pas dështimit të Samitit të Washingtonit të 27 qershorit, Angela Merkel dhe Emanuel Makron arritën që t’i rifillojnë bisedimet dy palëshe në Bruksel. Federika Mogherini ishte pajtuar me idenë për shkëmbime territoriale, një ide e tillë e lansuar nga Vuçiq , Thaçi e Rama, siç ishte shprehur amerikani Bolton. Këtë ide e kundërshtojnë fuqishëm kancelarja Angela Merkel. Me këtë ide sikur është pajtuar edhe Joseph Borel, por jo edhe Lajçak i cili është duke i preferuar sugjerimet e Merkelit dhe të BE-së si emisar special për Kosovën. Ndarja apo shkëmbimet territoriale, janë ide të shovinizmit serbomadh, që e ndezin fitilin në Ballkan. Ky projekt i ndarjes ende ekziston në kokat e nxehta të udhëheqësve më të lartë të Serbisë.

Është larguar nga agjenda, por që natyrisht, ende ekziston mundësia , që pala serbe të servojë mbi tavolinën e bisedimeve në Washington më 2 shtator. Brukseli ka deklaruar së bisedimet po kthehen në rrugën e duhur, që nënkupton së bisedimet ishin në rrugën e gabuar .Paralajmërimet për ndryshim të kursit të bisedimeve shumë kush e lidhë më aktakuzën kundër Thaçit nga Gjykata Speciale, me paramendimin së në takimin e dështuar të Washingtonit protagonistët e bisedimeve do të kishin ardhur para aktit të kryer, në dëm të madh të Kosovës. Pse nuk kemi ardhur para një akti shumë të dëmshëm politik, që e konfirmoi edhe Bolton se ka ekzistuar një plan për shkëmbime territoriale, por të cilën gjë e kishte mohuar Grenell, e ka edhe ish kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke thënë së ka ekzistuar thika mbi hartën e Kosovës. Kësaj i patën para prirë edhe dy marrëveshjet më Serbinë nga Richard Grenell, ajo e rrjetit hekurodhor dhe autostrada Nish –Prishtinë .

Emisarët e këtyre bisedimeve Grenell e Palmer nga Amerika dhe Lajçak nga BE-ja, sigurisht se do të kenë një koordinim më të mirë që procesin e bisedimeve ta shtyjnë pandalshëm përpara. Kosova shumë beson në angazhimin korrekt të tyre, që të mbrohet sovraniteti dhe integriteti i vendit të dala nga dokumentet valide siç janë: Plani i Ahtisarit, Kushtetua e vendit dhe GJND-ja për Kosovën. Serbët sigurisht se i kanë shpresat të Rusia dhe do të bëjnë presion që këto bisedime të zbresin në Rezolutën famoze 1244 të OKB, ku Rusia dhe Kina e kanë të drejtën e vetos. Politikat agresive ruso-serbe kanë plane afatgjate për depërtimin në Ballkanin Perëndimor, për ti krijuar vetit hapësirë për dalje në bregdetin shqiptarë. Evropa dhe Amerika sigurisht së nuk e dëshirojnë dhe as që do të lejojnë një ekspanzion të tillë, të politikës ruso-serbe , kur dihet së çfarë investimesh kanë bërë në këtë pjesë të botës. Kur dihet së pavarësia e Kosovës, është projekt edhe i bashkësisë ndërkombëtare .Së a do të kemi një marrëveshje të shpejt, kjo nuk është premtuese kur dihen qëndrimet e politikës radikale serbe.

Mbajtja e një gjendje të status-kuo, më së shumti do tu hynte në përdorim Rusisë dhe Serbisë , të cilat shtete kërkojnë të përfitojnë politikisht në kohë dhe hapësirë. Serbia në njërën anë e dëshiron BE-në, për përfitime ekonomike , e në anën tjetër e dëshiron Rusinë si mike të përhershme që e ka. Koha është që Ballkanit Perëndimor, edhe Kosovës ti kthehet normaliteti i proceseve demokratike dhe zhvillimit të rrjedhave ekonomike, siç e tha edhe Grenell, duke pasur parasysh se mund të bëhet fushë e minuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat