Koritja e Barcelonës?!

Opinione

Koritja e Barcelonës?!

Nga: Dibran Demaku Më: 15 gusht 2020 Në ora: 11:34
Dibran Demaku

Dashamirët e sportit në përgjithësi,dhe ata të futbollit në veçanti,mbrëmjen e djeshme e kanë pritur me kërshëri të madhe.Dhe me të drejtë.Do të luanin dy skuadra të futbollit Bajern i Mynihut dhe Barcelona e Katalonisë,që në sportin e përbotshëm,me lojën dhe rezultatet e tyre kanë bërë histori!

Dhe mbrëmjen e djeshme miliona dashamirë të futbollit në mbarë globin,e kanë pritur me shpresë se do të shohin futboll cilësor duke anuar secili për skuadrën e zemrës. Që të gjithë mendonin se kjo do të ishte një finale,para finales së kupës së kampionëve. Shumica e simpatizuesve (nëpër rrjete sociale)parashikonin një fitore të Barcelonës,ndërkaq më të paktë ishin ata që parashikonin një fitore të Bajernit!...Dhe ata që parashikonin fitoren e Barcelonës bazoheshin tek fakti që tek ky ekip luan Messi,momentalisht lojtari më i mirë i planetit!...

Por,ndodhi ajo që nuk e ka pritur as simpatizuesi më indiferent i kësaj loje!Dhe arriti zhgënjimi i madh. Dhe për këtë zhgënjim fajtor ishte skuadra e Barcelonës,lojtarët e së cilës në ndeshjen e mbrëmshme u koritën para miliona sportdashësve të planetit!...Në lojën e futbollit,si në çdo sport tjetër edhe mund të humbësh,por të humbësh me një rezultat 8 me 2,siç i ndodhi mbrëmë Barcelonës,nuk mund të quhet më humbje,por koritje?!...

Në ndeshjen e mbrëmshme të futbollit doli në pah edhe e vërteta e jetës se nuk jetohet gjithmonë nga lavdia!...Lojtarët e Barcelonës,së bashku me ta edhe Messi,mbrëmë u treguan indiferentë dhe të krijohej përshtypja se kishin zbritur në fushë që t‘u krijonin mundësi lojtarëve të Bajernit që të fitonin lojën edhe me rezultat dyshifror!Indiferenca e tyre vërehej në lojën e tyre,vërehej në fytyrat e tyre,në të cilat thuajse vërehej gëzim i shtuar kur lojtarët kundërshtarë shënonin gol?!...

Me një fjalë skuadra futbollistike e Barcelonës mbrëmë u korit para syve të miliona dashamirëve dhe simpatizantëve të kësaj loje në mbarë globin!Mbrëmë nuk humbi vetëm Barcelona në veçanti ,por humbi loja e futbollit në përgjithësi!...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat