Serbia vetëm brenda një shekulli i ka borxh Kosovës territor sa 3-4 Kosova (1804-1912/13) 

Opinione

Serbia vetëm brenda një shekulli i ka borxh Kosovës territor sa 3-4 Kosova (1804-1912/13) 

Nga: Ragip Mexhuani Më: 15 gusht 2020 Në ora: 12:25
Ilustrim

Fakte sipas historiografisë serbe të huaj dhe shqiptare. Për shqiptarët që kanë jetuar në Serbi kanë shkruar shumë autorë edhe serbë, por shumica e këtyre autorëve shqiptarët e islamizuar i kanë quajtur turq, për t'i shpërngulur Serbia më lehtë, madje kanë shkruar, shqiptarët kanë bashkëpunuar me turqit prandaj vet kanë ikur. Politikanët dhe intelektualët tanë të paktën këto 21 vjet është dashur ti kërkojnë këto territore nga Serbia dhe Fuqitë e Mëdha, pasi që Serbia, Mali i Zi dhe Greqia janë bërë shtete në trojet e dikurshme shqiptare me ndihmën e të njejtave fuqi të mëdha që janë edhe tash, përjashto SHBA-të dhe Kinën. 

Muhamet Pirraku shkruan: "Para se me u formue këto tri shtete, Shqipëria kishte rreth 120 mijë km2, kurse në Kongresin e Berlinit më 1878, me dhunë ushtarake e diplomatike ballkanike e evropiane u shkëputën nga Shqipëria edhe 24.458 km2. Konferenca e Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha në Londër më 1913 e cungoi Shqipërinë në 28.760 km2, kurse 61.510 km2 ua ndau Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë. Vilajeti i Kosovës në prag të Kongresit të Berlinit kishte 43.872 km2".

Sadulla Brestovci ka shkruar: "Në Beograd edhe më vonë (1833) numrin më të madh të turqve e përbënin arnautët(shqiptarët) dhe boshnjakët".

Borivoje Drobnjaković- Etnologija Naroda Jugoslavije, Beograd 1960. "Ballkani ka qenë i populluar nga ilirët. Ilirët kanë jetuar në Shqipëri, në pjesën më të madhe të Jugosllavisë deri në veri të Greqisë, pjesë të Panonisë deri në Vjenë, në një pjesë të veriut dhe të jugut të Gadishullit të Apenineve". 

Enciklopediski Leksikon- Mozaik Znanja Istorija Beograd 1970. Shkruan: "Sllavët (serbët) kanë ardhë në Ballkan në shek.VII. Sllavët(serbët) krishterimin e kanë pranuar prej shek.VII deri në shek.IX. (4-6 shekuj pas shqiptarëve). Dardanët fis ilir kanë jetuar nga Maqedonia P. deri në Serbi-Timok". 

Tatomir Vukanović Naselja u Srbiji u Doba Prvog Srpskog Ustanka 1804-1813, Vranje 1975. 

Shprehet: "Banorët nëpër vendbanimet dhe qytezat e Serbisë, para Kryengritjes së parë serbe kanë qenë kryesisht me shumicë turke(shqiptare). Më 1873, në periferi të Beogradit kanë qenë 6 mijë shtëpi turke(shqiptare) dhe 800 shtëpi serbe. Më 1804-1813 në Beograd kishte 16 varreza turke(shqiptare), 2 serbe, 1 jevreje dhe 1 jevge. Në Beograd dhe në Serbi kishte shumë xhami. Më 1784 Kraleva kishte 89 shtëpi turke(shqiptare), 11 serbe. Më 1826 Çupria kishte 230 shtëpi turke(shqiptare), pak serbe. Në Serbi kishte edhe shumë vendbanime tjera turko-shqiptare". 

SANU Gradska Kultura na Balkanu (XV-XIX VEK),Beograd 1984.

Shkruan:" Në Beograd kishte 51 xhami, kurse në Serbi kishte 304 xhami". 

Milojko Maksimović- Damjan Libri dhe Harta Hronika Kosanice, Kurshumlia 1996. Serbia nga viti 1815-1833 u zgjerua 24mijë km2. Përsëri më 1833 Serbia u zgjerua 13.510 km2. Në vitin 1878 në Kongresin e Berlinit Serbia u zgjerua 10.489 km2. Më 1912-13 në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, Serbia u zgjerua 10.908 km2 (me Preshevën, Bujanocin, Medvegjën dhe Sanxhakun). Para çlirimit të Kurshumlisë Janar 1878 Kurshumlia ishte e pastër shqiptare kishte vetëm 3 serbë". 

Evli Qelebiu (1521-1867) thekson:" në Beograd kishte 270 xhami." 

Feliks Kanic Srbija Zemlja i Stanovniśtvo 2 Beograd 1986.

Shkruan:" Aleksinci, Kryshevci, Çupria që nga viti 1833 i takojnë Serbisë. Në tërë luginën e Veternicës para vitit 1878 kishte shumë fshatra shqiptare. Më 1858 edhe ana e djathtë e Moravës kishte 11 fshatra të pastra shqiptare. Më 1877 Prokuplja kishte 620 familje shqiptare-çerkeze, 36 rome, 325 serbe, 3 hebreje. Deri më 1878 lugina e Toplicës ishte kryesisht me fshatra shqiptare. Më 1877 në Kurshumli kur erdhën serbët këtu gjetën vetëm 2 të krishter". 

Amie Bye thekson: "Më 1834 në Gadishullin Ballkanik kanë jetuar 1.600.000 shqiptarë dhe 900 mijë serbë, kurse grekë ka pasur më pak se shqiptarë". 

Serbia ardhacake u zgjerua në trojet shqiptare nga 1.288 km2 (Rashka) në 77.474 km2. Serbia ka qenë e banuar me shqiptarë siç kanë qenë Mali i Zi dhe Greqia.

Këto fakte as një politikanë e deputetë shqiptarë dhe as një pseudointelektualë (akademik,historian,publicistë,gazetarë, analistë etj.) nuk ua thanë Fuqive të Mëdha që ju me Serbinë, Malin e Zi dhe Greqinë shumë borxhe u keni shqiptarëve dhe lart duart nga Kosova dhe trojet shqiptare. Tash prap me bisedime doni ta favorizoni Serbinë. Këto 30 vjet politikanë dhe pseudointelektualë më antikombëtarë populli shqiptar kurrë nuk ka pasur këta as fytyrë nuk kanë. Feja dhe intelegjenca u bënë vegla të pushtetit. Ashtu edhe gjykatat janë në shërbim të këtyre pushtetarëve. Gjykata Kushtetuese e vulosi rrëzimin e Qeverisë Kurti me 61 deputetë (2 vota ishin jo legjitime). Këto gjykata as një politikan nuk e dënuan sdm. për korrupsion. Këta këto 30 vjet kanë folur,shkruar,botuar e punuar antikombëtarisht duke e shtrembëruar edhe historinë, duke i bërë antikombëtarët kombëtarë dhe anasjelltas. Sikur historia paska filluar vetëm me këta. Prandaj edhe punët i kemi më së keqi në botë. Këta politikanë dhe pseudointelektualë pranuan që veriu i Kosovës të qeveriset nga serbët-Serbia. Nga andej u shpërngulën shqiptarët edhe në prani të forcave ndërkombëtare. Politikanët dhe pseudointelektualët shqiptarë dhe ata ndërkombëtarë pranuan formimin e komunave serbe edhe në brendësi të Kosovës njësoj si Millosheviqi. Politikanët dhe pseudointelektualët u pasuruan në dëm të popullit dhe të Kosovës, përveq fabrikave,objekteve etj. këta i ozurpuan në emër të privatizimit edhe 178.853 ha tokë publike, gati 20% të tokë së Kosovës. Rreth 20% të tokës së Kosovës i morën komunat serbe në Veri, rreth 20% tokë i morën komunat tjera serbe në brendësi të Kosovës. Këta politikanë dhe pseudointelektualë me ndërkombëtarë i dhanë Malit të Zi 8.200 ha tokë, siç i mori edhe Maqedonia pas lufte 2.500 ha. Nga 1.090.000 ha sa kishte Kosova, tash rreth 60% e tokës i mungon Kosovës. Këtë e vërteton edhe fakti se para luftës me grurë janë mbjellë mbi 100 mijë ha, kurse më 2019 janë mbjellë vetëm 50 mijë ha grurë (Koha Ditore). Këta politikanë me pseudointelektualët këto 30 vjet në Kosovë, Shqipëri e më gjerë e përgjysmuan popullin shqiptar edhe me shpërngulje nga skamja, duke u pasuruar vet. Deri sa Kosovës të mos i kthehen këto gjymtyrë të shkëputura dhe pasuria e grabitur nga pushtetarët Kosova nuk do të jetë shtet i pavarur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat