Presidentin në Kosovë ta zgjedhë populli

Opinione

Presidentin në Kosovë ta zgjedhë populli

Nga: Skender S. Kapiti Më: 15 gusht 2020 Në ora: 14:08
Skender S. Kapiti

Demokracia në Kosovë duhet t’i kthehet popullit sepse popullit ia kane rrëmbyer demokracinë korrupsioni dhe matrapazët e politikës.

Këta matrapazë të vullnetit të popullit janë kryetarët e partive politike të Kosovës.

Matrapazët e politikës kosovare bënë grushtin parlamentar kundër legjitimitetit demokratik të zgjedhjeve të vitit 2019, duke mundësuar formimin e një qeveria nga  humbësit e zgjedhjeve.

Demokracia kosovare është kthyer në lojë numrash, të trafikimit dhe të komplotit parlamentar, të formimit të një legjitiumiteti matrapazllëku parlamentar kundër legjitimitetit popullor dhe që ka sfiduar vullnetin e popullit. 

Kosovës i duhet demokracia referendare, duhet që Presidenti të zgjidhet nga populli i Kosovës dhe jo nga pazari dhe matrapazllëku politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat