“Mëkati” LVV dhe Albin Kurtit

Opinione

“Mëkati” LVV dhe Albin Kurtit

Hisen Berisha Nga Hisen Berisha Më 15 gusht 2020 Në ora: 18:12
Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje dhe lideri i saj Albin Kurti duhen mallkuar nga populli e Zoti por meqë si internacionalist socialist janë me etimologji ateiste,  atëherë duhen gozhduar nga turmat. 

Po ta lë me kaq ketë sentence do të duket vetëm një mallkim nga dëshpërimi, ndaj duhet ti jap kuptimin politik edhe me dy fjali.

E para, që me ngutin emocionale, duke bërë çka dijnë e jo çka duhet bërë, (pa)pjekurinë si minuese e diturisë, pastërtisë dhe politik bërjes së tyre, u kthyen nga përfaqësues të shpresës në zhgënjim e vrasës të saj;

E dyta, që për inate politike e pa fuqi për ta luftuar (masakruar e rrezuar nga pushteti, mohuar e injoruar) institucionin e presidentin duke e ndërlidhur me personin e Hashim Thaqit, e devalvuan atë institucion dhe zhveshen nga kompetencat për ta lënë jo me as një pozite ceremoniale qofte edhe mbretërore por e kualifikuan si pozite të Noterit publik.

Konsekuencat e këtyre veprimeve tani po japin efektet e tyre!

Nisur nga fakti se në sistemin arsimor të Kosovës kemi dy kategori studiuesish: ata që studiojnë në Fakultet, për kohën e planifikuar të zgjatjes së studimeve dhe kategoria e personave që iu pranohet fakulteti, kushtimisht pa i ndjekur studimet.

Ketë dukuri deri në luftë e kamë parë të mundur nëse kemi pasur të bëjmë me njohjen e titullit në një fushë studimore kryesisht shoqërore, që iu është njohur personaliteteve që për kohë të gjatë janë marr me udhëheqje të institucionit me të lartë të shtetit dhe që e ka ushtruar si standard funksional. Kemi pasur rastin me ish Presidentin e asaj kohe në Shqipëri, Prof. Dr. Sali Berisha, që ju ka njohur titulli jurist në universitetin e Bostonit në SHBA.

Por, paslufta në Kosovë e ndryshoj ketë standard. Sot jo vetëm studimet themelore por edhe mastër e doktor shkence mund të iu njihen personave të shumtë të caktuar.

Në Kosovë, pothuajse ka edhe një zgjerim të profileve studimore ku mund të ju njihet titulli pra jo vetëm në studimet juridike, por edhe ekonomist, besa fatkeqësisht e tmerrësisht edhe në shkenca ekzakte si mjekësi,  po po, njoh unë psikiatër që ka shërbye në uniformë e ju ka njohe ky titull, njoh nga të tillë që edhe s’kanë ngurua me u be Dekan e me ligjërua besa. Po falë Zotit se të tillët kanë ligjërua e s’kanë hyrë në salla të operacionit ta zëmë apo me ta shkrua diagnozën e terapinë, ose juristët me fakultet apo titull të pranuar, me u futë në sallat e gjyqit dhe me e nda drejtësinë. 

Por fale Zotit kanë bë politikë e kanë drejtua institucione në të gjitha nivelet e qeverisjes. Kjo prap mirë, më e durueshme dhe tolerueshme. Edhe pse dëmi sikur të kishin vepruar si mjek apo juristë do të ishte me kohëzgjatje dhe shtrirje në masat popullore më të limituar, kurse veprimi si politikan në institucione qeverisëse do të ketë impakt dëmtues me pasoja historike dhe me shtrirje në tërë kombin.

Por mëkati LVV cili që këtu?!

Devalvimi i postit të Presidentit në nivel të Noterit (që në Botë kanë peshë të madhe në zbatimin e drejtësisë administrative) e ka bërë një pozitë lehtësisht të lakmueshme për të gjithë “juristat”. Prandaj Kosova jone është vend ideal për “jurista” me u kandidua për për NOTER PUBLIK me falni PRESIDENT.

Po në këtë nivel degradoi edhe diplomacia kosovare, e tallur edhe nga karpatasit sllav që historia në Ballkan u fillon në shekullin kur populli shqiptarë kishte Akademi të Voskopojes, apo me njerëz që kurrë skan dhënë provim të historisë.

Mallkim profetik e gozhdim popullor për LVV e Albin Kurtin!?

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat