Letër publike ambasadorëve të SHBA-ve, Gjermanisë, Francës, Anglisë dhe Italisë,

Opinione

Letër publike ambasadorëve të SHBA-ve, Gjermanisë, Francës, Anglisë dhe Italisë,

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 16 gusht 2020 Në ora: 07:53
Harta e Enciklopedisë Ruse

Mos lejoni tu mashtrojë  dhe manipulojë Serbia e cila në fund të shekullit 20-të kreu agresion gjenocidal në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë.

 

Mos lejoni tu mashtrojë dhe manipulojë Aleksandër Vuçiqi, presidenti i Serbisë, bashkëpunëtori i ngushte i kriminelit Sllobodan Millosheviq, dhe gënjeshtari më i madh i botës.

Mediat e Serbisë më datë 15 gusht  2020, informuan për deklaratën e Aleksandër Vuçiqit, presidentit të Serbisë se, “Manastiri i Deçanit po rrezikohet nga punët e paligjshme që po kryhen në ndërtimin e rrugës Deçan- Plavë, rrugë afër manastirit, dhe se do të kërkojë edhe në takimin e radhës në Bruksel që të ndalen punimet në këtë rrugë”.

Të nderuar ambasadorë, kishat, manastiret dhe patriarkanat në Kosovë janë qenë trashëgimi krishtere shqiptare, dhe se serbët pas okupimit të Kosovës, ua kanë ndryshuar pamjen dhe i kanë kthyer në objekte kulti të serbëve, duke i dëbuar edhe klerikët e krishterë shqiptarë, e duke vendosur klerikë serbë.

Këtë e dëshmuan edhe faktet historike të prezantuara në emisionin “Gjurmë Shqiptare” nëpërmjet dokumentarit me titull “Mashtrimi serb me objektet e kultit të krishterë në Kosovë” të autorit Marin Mema, dokumentar që u shfaq në fund të muajit maj 2020 në ekranet e TOP CHANNEL ë Tiranë.

Ky dokumentar me vërtetësinë e tij, i tmerroi Serbinë dhe serbët, gjë që u manifestua me reagimet e pabaza të politikanëve, historianëve, opionistëve dhe  të Ministrisë së Kulturës së Serbisë.

Kishat, manastiret dhe patriarkanat në Kosovë janë në trojet shqiptare me themel dhe me taban shqiptare, kur dihet se shqiptarët i përkasin edhe fesë katolike, fesë ortodokse edhe fesë myslimane.

Serbia me pretendimin se kishat, manastiret dhe patriarkanat janë serbë, synon që ta mbajë nën kontroll Kosovën tashmë shtet të pavarur e sovran.

Kot e ka Serbia që mundohet ta fsheh të vërtetën për shqiptarët dhe Kosovën.

Zotërinj ambasadorë, në të gjitha gërmimet arkeologjike në Kosovë  gjenden vetëm relikte dardane-ilire, pasardhës të të cilëve janë vetëm shqiptarët.

Serbët në Ballkan janë ardhacakë nga Kaukazi në shekullin e 6-të, dhe trojet e okupuara dhe sendet e grabitura nuk mund të jenë bazament i shtetësisë së serbëve.

Ekzistojnë mijëra fakte, argumente, dokumentarë filmike  edhe për agresionin gjenocidal të Serbisë  në vitet 1998/99 në Kosovë.

Këtë e din më së miri edhe vetë Aleksandër Vuçiqi, urdhërdhënësi dhe bashkëpunëtori i ngushtë i kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Në këtë agresion gjenocidal ushtarët paramilitarët dhe policët e Serbisë vranë e masakruan më shumë se 13 mijë shqiptarë të pafajshëm, në mesin e tyre edhe 1333 fëmijë, në mesin e tyre edhe fëmijë duke i qumësht në gjoksin e nënës.

Dhunuan në mënyrën më shtazarake e makabëre 20 mijë femra shqiptare.

Rrëmbyen 1650 shqiptarë të të gjitha moshave e gjinive, fati i të cilëve ende nuk dihet.

E bënë shkrumb e hi Kosovën dhe shkaktuan eksodin e më shumë se 1 milion shqiptarëve për të shpëtuar nga vdekja.

Kjo tregon gjenin shtazarak gjakpirës të serbëve që kufijtë historikisht i kanë zgjeruar duke vrarë e masakruar më së shumti shqiptarët.

Këtë më së miri e dëshmon edhe Leo Freundlih, hebre austriak, autor i librit me titull “Golgota shqiptare”, me çka paraqet  protestën si  shkrimtar kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga ushtria serbe në vitet 1912-1913, duke dhënë fakte të gjalla se ushtria serbe vrau më shumë se gjysmë milioni shqiptarë të pafajshëm.

Libri i Leo Freundlih “Akuza që ulërijnë”, është dëshmia e parë për shfarosjen kolektive të shqiptarëve, të një populli evropian para atij hebraik.

Siç shkruan  në libër, më  shumë se 250 mijë shqiptarë u masakruan vetëm në veriun e Shqipërisë gjatë vjeshtës së vitit 1912.

Ky libër që shpreh  protestën ndaj Evropës që nuk reagoi në mbrojtje të shqiptarëve gjatë zhdukjes masive të pjesës më të madhe të popullit shqiptar në Ballkan, u gjet në vitin 1982 në bibliotekën e Universitetit të Harvardit në SHBA nga studiuesja Safete Juka, me banim në SHBA.

Shkrimtari hebre Leo Freundlih me banim në Vjenë, është njëri ndër intelektualët e paktë që ruajti  koleksionin e të gjitha gazetave prestigjioze të kohës, që tregonin për shfarosjen e së paku gjysmë milioni të shqiptarëve nga serbët  në vitet 1912-1913.

Zotërinj ambasadorë, po ju paraqesim disa fragmente nga ky libër që ta trishtojnë shpirtin:

“Me qindra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve. Ata që mundën tu shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave  të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të artilerisë serbe, grumbulloheshin  në vende të caktuara dhe u jepej nga një plumb kokës. Më zi e pësonin  ata që fshiheshin në shtëpitë e tyre.

 Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje  dhe florinj, gjendeshin lehtë dhe thereshin si delet. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, më pas lidheshin, bëheshin kapicë, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla. Në rast se gratë ishin shtatzëna, u çahej barku  me bajoneta  dhe pasi u nxirrej fëmija  nga barku e vendosnin në maje të  bajonetës apo të hunjve. Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle.

Kishte raste që ata gjatë therjes mblidhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të”.

 “Afër Shkupit, 2000 shqiptarë  myslimanë dhe 5000 të tjerë jo larg Prizrenit u masakruan nga ushtria serbe. Shumë fshatrave u ishte vënë flaka dhe banorët e tyre ishin masakruar. Kur shtëpitë ishin kontrolluar për armë, shqiptarët vriteshin në mënyrën më të thjeshtë, edhe pse kurrfarë armë nuk kishin gjetur në shtëpitë e tyre.

Serbët bënë të qartë se shqiptarët myslimanë duheshin zhdukur e çrrënjosur. Ata pohonin se kjo është mënyra më efektive  për ta qetësuar vendin”, shkruan në këtë  libër.

Serbët vrasje, masakra, djegie të familjeve të tëra shqiptare të mbyllura në shtëpi dhe dëbime masive kyen në të gjitha trojet shqiptare, por edhe në trojet ku sot figuron Shqipëria, me të vetmin qëllim pushtimin dhe okupimin për të dalë ne Detin Adriatik, por ja që për fat të mirë nuk arritjen.

Zotërinj ambasadorë, Aleksandër Vuçiqi, presidenti i Serbisë në vitin 2019 e vizitoi edhe Vatikanin për ti bindur dhe mashtruar autoritetet e atjeshme se kishat, manastiret dhe patriarkanat në Kosovë janë  serbe, dhe për të kërkuar ndihmën e Papa Françeskut për këtë aspiratë serbe.

Aleksandër Vuçiq, në vitin 2019  priti në një takim në Beograd z. Audrey Azoulay, drejtoren e përgjithshme të UNESCO-s me të njëjtin qëllim për ta mashtruar dhe bindur këtë drejtoreshë, se kishat, manastiret dhe patriarkanat në Kosovë janë serbe e jo shqiptare.

Të dhënat historike flasin se serbët në Ballkan kanë ardhur në shekullin e 6 nga Karpatet e Rusisë, dhe se fillimisht janë vendosur në afërsi të Beogradit të sotëm.

Ardhja e serbëve në Ballkan solli vetëm urrejtje, mëri, luftëra, vrasje e masakra të përgjakshme, të cilat i filluan  serbët për ta zgjeruar territorin e tyre.

Në këto luftëra më shumë kanë pësuar shqiptarët të cilët asokohe jetonin gjer përtej Nishi.

Serbët  me luftëra, vrasje, masakrime dhe dëbime masive i kanë detyruar shqiptarët të largohen nga trojet  shekullore shqiptare.

Në arkivat e  Stambollit ekzistojnë si dëshmi shumë  tapi të shqiptarëve të dëbuar nga serbët ardhacakë në Ballkan.

Në këtë mënyrë serbët e kanë okupuar edhe Kosovën, duke i përvetësuar edhe kishat, manastiret  dhe patriarkanat krishtere iliriro-arbërore, të ciat t i kanë vënë nën ombrellën ortodokse serbe.

Nuk ka si shpjegohet ndryshe fakti që për një grusht të vogël të serbëve sa jetojnë në Kosovë të ndërtohen kaq shumë kisha, manastire dhe patriarkana.

Shqiptarët gjatë historisë së tyre nuk kanë okupuar as edhe një pëllëmbë tokë të huaj.

Në Kongresin e Berlinit 1878, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër 1913 dhe në Konferencën e paqes në Paris 1919,  për t’ia plotësuar orekset ekspansioniste të Serbisë, më shumë se gjysma e trojeve dhe e popullit shqiptar mbetën  jashtë shtetit amë Shqipërisë. Sot për hir të Serbisë shqiptarët jetojnë në pesë shtete fqinje.

Si pasojë e hegjemonisë serbe, Shqipëria sot ka pamjen e një molle të kafshuar nga të gjitha anët.

Shqipëria është shteti amë i shqiptarëve dhe shqiptarët janë populli  më i vjetër dhe autokton në Ballkan.

Të nderuar ambasadorë, serbët historinë e vet e mbështesin vetëm në mite e gënjeshtra.

Këtë më së miri e dëshmon edhe Harta e Enciklopedisë Ruse e vitit 1817, ku duket qartë sa e vocër ka qenë Serbia në vitet e shënuara brenda në këtë hartë.

Zotërinj ambasadorë, Zoti ju bekoftë Juve, familjet Tuaja dhe shtetet  Tuaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat