Me lejimin e ndërtimit të xhamive bëhesh milioner

Opinione

Me lejimin e ndërtimit të xhamive bëhesh milioner

Nga: Gani Mehmetaj Më: 17 gusht 2020 Në ora: 15:39
Gani Mehmetaj

Dhënia e lejeve për ndërtime xhamish të ne është biznesi më fitimprurës. Jep leje dhe bëhesh milioner, sepse jo vetëm të japin para nën dorë për shërbimin që ua bënë shoqatave të dyshimta islamike arabo-turke, duke iu shmangur tatimit e policisë, por mafia islamike të fusin në listën e tyre "biznesore". Ata që kanë dhënë leje xhamish dhe ata që janë lidhur me biznese të mafisë islamike janë njerëzit më të pasur në Dardani dhe ndër njerëzit më të fuqishëm në politikë.

Të rrallë janë ata kryetar komunash a zyrtarë të lartë shteti e të partive, që nuk i tundoi paraja e islamit dhe paraja e xhamive.

Prandaj nuk ishte e habitshme që kryetari i Komunës së Vushtrrisë, paraqiti projektin e ndërtimit të Qendrës Islamike dhe të xhamisë, në vend të paraqiste projekte teatri, kinemaje, qendra kulturore për të rinjtë, biblioteka, fabrika për punësimin e të rinjve etj. E habitshme ishte që dikur i pabuksi (varfanjaku) Tahiri nuk diti ta fsheh babëzinë për pasuri, ndërsa të tjerët janë më dinak. Edhe më e habitshme është që partia e tij, Lidhja Demokratike, që e dërgoi në Vushtrri, nuk u distancua dhe nuk e shkarkoi, sepse LDK-ja është deklaruar parti e vlerave evroperëndimore e jo e islamit. Shteti ynë është shtet laik, nuk është republikë islamike.

Të gjithë deri një që dhanë leje xhamish ishin të pabuksa (të varfër) , ndërsa u bënë të pasur. Ata jepnin leje në heshtje, kryetari i komunës së Vushtrrisë e paraqiti projektin e tij si projekt komunari, ndërsa e di fare mirë se zyrtari i shtetit nuk guxon t'ia mbajë anën xhamisë dhe asnjë feje. E habitshme është që nuk reagoi asnjë institucion shteti, asnjë televizion, gazetë a portal.

A është Tahiri, i vetmi komunar arrogantë që e shkel më shpërfillje shtetin dhe ligjin? Nuk është: ia kalon kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili vjet jo vetëm e vuri me dhunë gurin e themelit të xhamisë, kundër vullnetit të qytetarëve të Lagjes së Sylanëve, duke provokuar gjakderdhje. Sivjet Bahtiri bëri thirrje publike të falej festa e myslimanëve në shesh, duke rrezikuar jetën e qindra qytetarëve. Prapë nuk reagoi askush, megjithëse Bahtiri i ndërron partitë si lavirja partnerët.

Për fund: Të gjithë zyrtarët që dhanë leje ndërtimi për xhami janë ateiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat