Nëse për BDI-në Zoran Zaevi është shqiptar, atëherë çka është Naser Ziberi?

Opinione

Nëse për BDI-në Zoran Zaevi është shqiptar, atëherë çka është Naser Ziberi?

Nga: Ejup Berisha Më: 19 gusht 2020 Në ora: 07:52
Ejup Berisha

Tre muaj të tërë natë e ditë pa ndalur nga BDI na thanë se Kryeministri i vendit do të jetë shqiptar dhe dje op e prezentuan Kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev si Kryeministër të vendit për katër vitet e mandatit të Qeverisë së re. Me sa e dimë Zoran Zaev nuk është shqiptar dhe në ndërkohë i njëjti nuk e ka informuar opinionin se e ka ndryshuar përkatësinë e tij etnike.

Ndërsa asnjë gazetari prezent dje në takimin me gazetar të dy kryetarëve të partive që do ta përbëjnë koalicionin Qeveritar Ali Ahmetit të BDI-së dhe Zoran Zaev të LSDM-së nuk ju kujtua ta pyes Zoran Zaevin mos vallë ky e ka ndryshuar përkatësinë etnike dhe tani e tutje do të jetë shqiptar. Zoran Zaev vërtetë ka të drejtë individuale të ndjehet si shqiptar nëse vërtet ndjehet i tillë por derisa nuk e thotë vetë dhe nuk e dëshmon me dëshmi konkrete për mua dhe për mbarë opinionin këtu në RMV ai mbetet Zoran Zaev pjestar i bashkësisë etnike maqedonase.

Nëse BDI mund ta dëshmoj të kundërtën le ta thonë pra le të dalin në opinion dhe le të thonë se Zoran Zaev Kryeministri i ri i vjetër tani e tutje është Kryeministri i parë shqiptar në RMV. Kështu që edhe ne Zaevin do ta shikojmë me dioptrinë e re  BDI-së apo edhe ne Zoran Zaevin do ta pranojmë si shqiptarë. Atëherë të nderuar bashkëkombas të mi shqiptar urime vëllaun më të ri shqiptar Zoran Zaevin. Por e shfrytëzoj rastin që edhe Ali Ahmetit dhe të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të BDI-së tua uroj Kryeministrin e parë shqiptar deri dje i njohur si Zoran e prej dje e në të ardhmen si Agim.

Sa di unë është shumë keq kur të ngatrrohen memoriet dhe dioptritë ashtu siç i ka ndodhur BDI-së dhe nëse ndodh kjo gjë duhet sa më shpejtë të shkohet te mjeku për të kërkuar ndihmë BDI dhe kryetari i saj Ali Ahmeti dje u desht të kumtonin se kanë arritur marrëveshje me LSDM-në që në katër vitet e ardhshme Kryeministër i vendit të jetë Kandidati i tyre i promovuar me muaj të tërë Naser Zybri e jo Agimi-Zorani i LSDM-së përpos nëse ky i fundit siç thash nuk ka vendosur ta braktisë partinë e tij amë LSDM-në dhe të kalojë në BDI.

Kryeministri shqiptar si duket i ngjanë asaj thënies që lidhet me Berberin "Po të lag sot e të rruaj pas katër vitesh". Unë si duket kam qenë shumë largpamës kur kam deklaruar se BDI se bën dot Kryeministrin shqiptar, sepse nuk don që ajo ta bëjë një gjë të tillë. Por edhe sikur të donte kjo parti vetë smund ta bën me 15 deputetet e saj, sepse i duhen edhe 46 deputetë të tjer, por Ali Ahmetit  ia pranoj dy gjëra nën 1. Mjeshtrinë e mashtrimit dhe 2. Manipulimin me të cilin, çdo here po i fiton zgjedhjet.

Po të kishte manipuluar dhe gënjyer çdo kush tjetër prej liderëve politik shqiptar për Kryeministrin shqiptar, këta do t'ia vënin atij kokën në litar. Ndërsa manipulimet dhe intrigat e Ali Ahmetit po kalojnë pa asnjë vështërsi dhe pa kurrfarë problemi, a e dini pse, sepse Ali Ahmeti e ka specializuar mjeshtrinë e manipulimit dhe të intrigrimit të shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat