Pa katër deputetët e Besës nuk mund të formohet qeveria e re, nëse Bilall Kasami është kundër prishet qeveria e re

Opinione

Pa katër deputetët e Besës nuk mund të formohet qeveria e re, nëse Bilall Kasami është kundër prishet qeveria e re

Nga: Sulejman Mehazi Më: 19 gusht 2020 Në ora: 12:58
Sulejman Mehazi

Bëhu burrë o Bilall Kasami e ik prej Zaevit, ç'u bë me koalicionin tuaj parazgjedhore me LSDM-në, a nuk vëreni se Zaevi pas zgjedhjeve ju anashkaloi plotësisht duke u lidhur me Ali Ahmetin ju harroi e nënçmoi fort. Tani më pas zgjedhjeve, Zaevi faktorizoi Ahmetin e juve poshtërisht ju defaktorizoi politikisht. Nëse doni ta tregoni veten e popullata të ju çmojë, ja rasti juaj për t'u shkëputur e larguar prej Zaevit për t'ua prishur planet LSDM-së e BDI-së për krijimin e qeverisë së re. Pa katër deputetët tuaj as njëri, as tjetri nuk mund të formojnë qeveri, bëhu burrë e leni askund e pa qeveri. A s'është turp për ju që Zaevi t'ua jep vetëm një ministri dhe atë të bujqësisë, kurse  BDI-së t'ia jep pesë ministri, kryetarin e parlamentit e zëvendëskryeministër. Zotëri Bilall Kasami  katër deputetët tuaj kanë vlerë më të madhe sesa tërë deputetët e LSDM-së e BDI-së. Si parti e re që jeni pse s'bëni lëvizje të reja, të befasishme e tronditëse kundër atyre që nënçmojnë fuqinë tuaj politike, më e dobishme për ju e popullatën, i nderuar Bilall Kasami, do të ishte potezi politik i largimit tuaj nga ky koalicion qeverisës sesa të rrini të nënçmuar vetëm me një digaster ministror. Zaevi e Ali Ahmeti sipas forcës politike ju krahasojnë me PDSH-në e Menduh Thaçit i cili vetëm me një deputetë kolaçin qeverisës e ka më të avansuar sesa Besa juaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat