Bllacianët kanë arsyen për çka të krenohen 

Opinione

Bllacianët kanë arsyen për çka të krenohen 

Nga: Ragip Guraziu  Më: 22 gusht 2020 Në ora: 08:51
Ilustrim

Bllaca ka pasur përfaqësues të vetin në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Ka qenë ky Ali (Bllaca) Guraziu, që bënte pjesë edhe në Komitetin e Lidhjes për degën e Prizrenit, krahas emrave të tjerë të njohur si SHaip Aga,Haxhi Beqiri, Selim Ibrahimi, Shaban Bajraktari, etj. 

Përfaqësuesi bllacian në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit 

Bllaca ka pasur përfaqësues të vetin në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Ka qenë ky Ali (Bllaca) Guraziu, që bënte pjesë edhe në Komitetin e Lidhjes për degën e Prizrenit, krahas emrave të tjerë të njohur si SHaip Aga,Haxhi Beqiri, Selim Ibrahimi, Shaban Bajraktari, etj. 

Por e shohim te udhës të shënojmë edhe emrat e disa drejtuesve të tjerë të këtij fshati,gjatë kohës së sundimit turk,si p.sh.; Mulla Fetahu, Shaban Fetah Hoxha, Hysen Osmani,Ahmet Bylykbashi, të cilët i kanë kontribuar fshatit Bllacë dhe kombit shqiptar gjatë veprimtarive te tyre në etapa dhe epoka te ndryshme. 

Në memorien e bllacianëve ka mbetur e pashlyer bujtja e Isa Boletinit në këtë fshat. Por,nga memoria e bllacianëve nuk mund të shlyhet as Azem Galica, Isa Boletini, Bajram Curri etj. Dhe jo rastësisht,janë shumë raste që do të silleshin se për çka kanë marrë për sipër rasti i shumënjohurit në Kosovë e në krejt botën shqiptare,rasti i Ramë Bllacës… 

Ky njeri që bëri histori duke mbrojtur të drejtat e shqiptarëve edhe në rrugë institucionale si deputet i Kosovës që ishte në parlamentin e Jugosllavisë por edhe me armë në dorë kundër bandave serbe,u vra pabesisht nga serbët. Por mbeti lapidar në kujtesën kombëtare të shqiptarëve. Pra kjo është arsyeja se Bllaca,fshat i komunës së Therandës, në të gjitha luftërat në trevat shqiptare,gjithmonë ka dalë fitimtar dhe nga vetja ka dhënë njerëz patriotë të çështjes kombëtare brez pas brezi,për të vetmen arsye për lirin dhe bashkimin kombëtar,që po kjo Evropë që na ndau neve shqiptarëve në disa shtete dhe na bëri pikë e pesë, tani do të duhej ta ndryshojë pak qëndrimin prej njerke që kishte mbajtur për shqiptarët edhe si komb. 

Janë gjashtë  arsye shumë të fuqishme që i bëjnë krenarë banorët e fshatit Bllacë të komunës së Therandës (ish-Suhareka), për personalitetet e tyre historike të të gjithave kohëve. Ali (Bllaca) Guraziu, përfaqësues në Lidhjen  Shqiptare të Prizrenit, krahas emrave të tjerë të njohur si Shaip Aga, Haxhi Beqiri, Selim Ibrahimi, Shaban Bajraktari, etj. Pastaj,vjen Ramë Bllaca, njeriu që kishte bërë histori si rrallëkush në kohët më të zeza për shqiptarët. Asllan Fazliu, biri tjetër i Bllacës, kolonë e fuqishme ngulur thellë në memorien e shqiptarëve, ishte Qazim Bllaca, i biri i Ramës dhe vjen rapsodi i mirënjohur Riza Bllaca, kënga e të cilit vazhdon të jehojë sot e gjithë ditën ndër shqiptarët. Por në memorien e bllacianëve ka mbetur e pashlyer bujtja e Isa Boletinit në këtë fshat.Por,nga memorien e bllacianëve nuk mund të shlyhet as Azem Galica,dhe jo rastësisht Bllaca ka hyrë në historinë kombëtare shqiptare. 

Bllaca, ky fshat i madh, veçse është ndanë rrugës kryesore Prizren – Prishtinë, ka fatin të ketë mespërmes udhën për në Malishevë. Në këtë fshat të lashtë shqiptar, jetojnë njerëz punëtorë dhe që dinë ta nderojnë punën. Por dinë, si shqiptarë të mirë që janë, ta nderojnë shkollën e dijen. Mungesa e lirisë për mote e mote, ka bërë që bllacjanët ta adhurojnë dhe të sakrifikojnë për liri. Dhe historia e Bllacës është e mbushur me shembuj të pafund sakrificash e qëndrestarësh. Por të bën të ndjehesh krenar, është dashuria dhe nderimi që kanë bllacjanët për vendin e tyre. Është harmonia e pashoqe e bllacjanëve, që i ka bërë ta mbajnë e duan njëri – tjetrin edhe në rrethana të pafavorshme. Është solidariteti që kanë bllacjanët për njëri – tjetrin që të imponon respekt për këta njerëz.Në memorien e bllacjanëve ka mbetur e pashlyer buajtja e Isa Boletinit në fshat të tyre me gjithë njerëzit që mbante pas, me mushka të ngarkuara për luftë… Nga memoria e bllacjanëve nuk shlyhet Azem Galica që në një rast i kishte provokuar bllacjanët duke u thënë se kam ardhë më vra Ramë Bllacën. E bllacjanët i ishin përgjigjur se më para të vrasim ty se sa e vret ti Ramë Bllacën. Shumë bllacjanë e kanë treguar këtë ndodhi dhe e shprehnin se sa mirë i vinte Azem Galicës që bllacjanët e donin Ramën. 

NËPËR QËNDRESË  

Gjatë gjithë kohërave që ka pasur rezistencë shqiptare kundër çfarëdolloj pushtuesi, edhe Bllaca nuk ka ngelur kurrë anash, nuk ka pritur të hajë të gatshme frutet që do t'i vilnin të tjerët. Që në luftërat e mëhershme bllacjanët janë rreshtuar gjithmonë si luftëtarë. Por spikatje për to ka pasur në periudhat e kryengritjeve të mëdha të shqiptarëve kundër turqve e kundër serbëve. Ndërsa luftohej me turqit në Qafë të Duhles e në Grykë të Carralevës, s'kishte se si të mos ishin të përfshirë në këto luftëra bllacjanët edhe për faktin e thjeshtë se luftërat zhvilloheshin në oborr të tyre, në udhë të tyre. Deshmitë historike bëjnë me dije se Bllaca dhe shumë fshatra të tjera të kësaj zone të Suharekës (apo Therandës së sotme) kanë shërbyer si baza për luftëtarët shqiptarë kohë pas kohe. Në shtëpitë e këtyre fshatrave janë strehuar luftëtarët. Janë ushqyer me bukë. Në këto shtëpi të Bllacës e të fshatrave të afërt janë strehuar, e janë mjekuar sa e sa herë luftëtarët e plagosur. Të çdo ane qofshin luftëtarët që plagoseshin ato do të gjenin strehë të ngrohtë në shtëpitë bllacjane që kanë ditur me plot bujari ta presin mikun e ta japin bukën. Që kanë ditur me iu gjend nevojtarit në çdo kohë e rrethanë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat