Ja kush do të ishte President i merituar i Kosovës

Opinione

Ja kush do të ishte President i merituar i Kosovës

Skënder Sadri Kapiti Nga Skënder Sadri Kapiti Më 22 gusht 2020 Në ora: 13:50
Foto ilustrim

Në Maj të këtij viti United Nation Development, program i Kombeve të Bashkuara për të ndihmuar vendet e varfra dhe vendet në zhvillim, zhvilloi  një sondazh për politikanët kosovarë.

Sipas këtij sondazhi , ndër politikanët kosovarë më e pëlqyera rezultoi të jetë    kryetarja e Kuvendit të Kosovës,  Zonja  Vjosa Osmani me rreth 72%. 

Ndërsa Presidenti  i Republikës, Hashim Thaçi me 18%.

Pra ky sondazh mbi  “Kënaqshmërinë e qytetarëve me institucionet kyçe të Kosovës” renditi të parën me meritë dhe me vërtetësi Znj. Vjosa  Osmani.

Mirëpo ky fakt nuk i ka pëlqyer drejtuesve , lidershipit të LDK-së të cilët organizuan një tip inkuizicioni politik brënda LDK-së, me anë të të cilit “Gjykata” politike e LDK-së e përjashtoi dhe ia hoqi asaj funksionet e larta që kishte në LDK.

Kjo  besoj se ndodhi,  edhe për faktin se aventurierët politik të LDK-së dhe të qeverisë Hoti i paraprinë eleminimit të “rrezikut” të asaj se Vjosa Osmani do të ishte kandidatja më e merituar për Presidente e Kosovës, dhe duke qenë kandidatura e saj   e tillë, LDK-ja shikonte dhe e ndjente si rrezik zgjedhjen e saj si Presidente e Kosovës, pasi ajo ishte dhe më e votuara në Kosovë në zgjedhjet e Nëntorit 2019, si dhe për faktin se ajo me shumë intuitë, me shumë seriozitet e përgjegjsi të lartë politike e kombëtare , me profesionalizëm dhe me mjaft kompetencë  e drejton Parlamentin e Kosovës.

Prandaj  edhe sondazhi i bërë nga  Programi i Kombeve të Bashkuara e nxori Znj. Osmani si politikanen më të pëlqëyer në Kosovë.Dhe vetëvetishëm vjen edhe pyetja se a nuk është Znj. Osmani personaliteti më i merituar për postin e Presidentes së Kosovës, pasi ajo aktualisht ka besimin dhe mbështetjen më të madhe publike në Kosovë por edhe në rrafshin  gjithkombëtar madje?! Nëse do të duhej një President konsensual, nuk gjëndet  një i tillë më shumë i merituar dhe më i pranuar politikisht, intelektualisht dhe  demokratikisht se sa Znj. Osmani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat