RTK më e vyer se qeveritë, presidentët e Kosovës dhe ndërkombëtarët

Opinione

RTK më e vyer se qeveritë, presidentët e Kosovës dhe ndërkombëtarët

Nga: Rexhep Torte Më: 22 gusht 2020 Në ora: 16:03
Rexhep Torte

Emisioni dokumentar “Udhëve” dëshmon kanibalizmin serb ndaj shqiptarëve.

Haram u qoftë buka, haram u qofshin pagat e majme dhe pasuritë që i vunë pas luftës, udhëheqësve të derisotëm të Kosovës, UNMIK-ut, EULEX-it, Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, prokurorisë dhe drejtësisë së Kosovës , dhe tërë institucioneve tjera ndërkombëtare, që nuk bënë asgjë për zbardhjen e fatit Mr. Ukshin Hotit, intelektualit dhe veprimtarit kosovar e mbarëkombëtar shqiptar, si edhe të të pagjeturve tjerë, që nuk bënë asgjë për dënimin e kriminelëve të Serbisë që i kryen tërë ato vrasje, masakra e dhunime në Kosovë në agresionin gjenocidal në vitet 1998/99.

Gazetaria e mirfilltë dhe sidomos ajo hulumtuese është jashtëzakonisht e vështirë dhe e lodhshme nga spekti fizik dhe psikik.

Gazetarinë hulumtuese mund ta kryejnë me sukses vetëm ata gazetarë të cilët këtë profesion e kanë në gjak dhe në zemër.

Gazetarët hulumtues natë e ditë janë të preokupuar me hulumtimin, por edhe kur pushojnë dhe ushqehen, gjithmonë në mendjen e tyre është e pranishme dëshira për ta kryer sa më mirë dhe sa më me sukses punën hulumtuese që ia kanë vënë vetes për detyrë .

Gazetarët hulumtues përkundër të gjitha vështirësive shpejt e harrojnë lodhjen, kur puna e tyre pas sfidave kurorëzohet më sukses.

Radio Televizioni Publik i Kosovës me emisionin dokumentar të titulluar “Udheve” është duke kryer një mision fisnik, human dhe tejet përmbajtjesor kombëtar shqiptar.

Radio Televizioni Publik i Kosovës, e ka vënë në spikamë hulumtimin e krimeve, vrasjeve, masakrave e dhunimeve që Serbia i kreu ndaj popullatës së pafajshme shqiptare gjatë agresionit gjenocidal në Kosovë në vitet 1998/99.

Radio Televizioni Publik i Kosovës, është duke i zbuluar me dëshmi e fakte të gjalla krimet në Kosovë ,të cilat Serbia me të gjitha mënyrat mundohet ti fshehën dhe ti len në harresë.

Radio Televizioni Publik i Kosovës , është duke i kryer punët që tashmë 21 vite është dashur ti kryejnë qeveritë e Kosovës, presidentët e Kosovës, Parlamenti i Kosovës, prokuroria dhe drejtësisia e Kosovës, UNMIK-u, EULEX-i, si edhe OKB-ja,SHBA-të, BE dhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtar.

Radiotelevizioni Publik i Kosovës, në vazhdimësi është duke hedhur dritë mbi vrasjet, masakrat dhe dhunimet dhe gjenocidin që Serbia i kreu në Kosovë.

Radiotelevizioni Publik i Kosovës, është bërë kambanë e fuqishme për ti vetëdijesuar dhe për ti zgjuar nga gjumi i papërgjegjshmërisë dhe indiferentizmit udhëheqësit e derisotëm të qeverive, të Presidencës, të Parlamentit të Kosovës, të prokurorisë dhe drejtësisë në Kosovë.

Për ti zgjuar nga gjumi i papërgjegjësisë dhe indiferentizmit edhe OKB-në,SHBA-të, BE-në, Kryqin e Kuq Ndërkombëtar, si edhe përfaqësuesit e UNMIK-ut, EULUX-it në Kosovë.

Radiotelevizioni Publik i Kosovës, me emisionet dokumentarë “UDHËVE” meriton lëvdatat dhe mirënjohjet më të larta.

Radiotelevizioni Publik i Kosovës, nëpërmjet emisioneve dokumentare “UDHËVE” është duke kryer një mision edukativ dhe sensibilizues për ti dëshmuar dhe zbuluar krimet monstruoze të Serbisë në Kosovë.

Radiotelevizioni Publik i Kosovës, nëpërmjet zbulimit dhe sensibilizimit të krimeve të Serbisë, e demaskon fuqishëm diplomacinë gënjeshtare të Serbisë në rrafshin ndërkombëtar, e cila mundohet në çdo mënyrë që ti mbulojë këto krime duke pretenduar se këto krime nuk janë të vërteta, por sajesa.

Radiotelevizioni Publik i Kosovës nëpërmjet emisioneve dokumentare “UDHËVE” ua ka futur frikën në palcë Serbisë dhe kriminelëve të saj ushtarakë, paramilitarë dhe policë, se herëdo kurdo do të nxirren para drejtësisë dhe do ta marrin e merituar.

Emisioni dokumentar “UDHËVE” i datës 21 gusht 2020 i ishte kushtuar Mr. Ukshin Hotit, intelektualit e veprimtarit të shquar kosovar e mbarëkombëtar.

Në këtë emision dokumentar u publikuan dokumente zyrtare serbe që zbulojnë se si e vrau Serbia Mr. Ukshin Hotin.

Lusim Zotin që këto dokumente zyrtare serbe të mos kenë lidhje me Mr. Ukshin Hotin, por për cilindo shqiptar që të jenë, këto dokumente zyrtare flasin për kanibalizmin serb ndaj shqiptarëve.

Ky emision dokumentar flet qartë për gjenin shtazarak e mizor që kanë serbët si komb dhe Serbia si shtet.

Ky emision dokumentar ua hap rrugën udhëheqësve të Kosovës, OKB-së SHBA-ve dhe BE-së që ta detyrojnë Serbinë ta reagojë të vërtetën për fatin e Mr. Ukshin Hotit dhe të personave tjerë të zhdukur nga Serbia, për çka me siguri ka projekte, plane dhe skenarë të saktë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat