Kujdes Vjosa, mos u largo nga LDK, mund të përfundosh si Nexhat Daci. Rri në LDK, dhe largoje Isën

Opinione

Kujdes Vjosa, mos u largo nga LDK, mund të përfundosh si Nexhat Daci. Rri në LDK, dhe largoje Isën

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 22 gusht 2020 Në ora: 22:05
Vjosa Osmani

“Shihemi në shtator”, me këtë sentencë javën që po lëmi pas, kryetarja e Kuvendit Vjosa Omsani, përçoj mesazh, për të cilin ende askush nuk ka ndonjë ide të qartë se çfarë ka dashur të thotë Vjosa Osmani.

Shumë e lidhin me krijimin e një parti të re, disa edhe mundësinë që ajo të bëhet president, nëse Gjykata Special konfirmon aktakuzën ndaj presidentit aktual. Në përgjithësi, shumica mendojnë se me këtë fjali, Vjosa paralajmëron parti të re politike.

Këto zëra filluan të shtohen që kur Vjosa u shkarkua nga nënkryetarja e LDK-së, e që momentalisht akoma janë vetëm në formën e hipotezave, ndonëse vet Vjosa një gjë të tillë as nuk e ka pohuar dhe as mohuar, duke shtuar edhe më shumë zërat në këtë drejtim.

Nëse Vjosa përfundimisht ka vendosur të krijoj parti të re politike, duhet të ketë parasysh se i futet një rrugë të shtuar me gjemba, një rrugë në të cilën shumë të tilla nuk ia kanë dalur.

Në trojet shqiptare, njerëz që janë shkëputur nga parti të mëdha, kanë krijuar parti të ngjashme, asnjëherë nuk ia kanë dalur të kenë sukses.

Përmendim këtu ndarjen e PD në Tiranë, Bamir Topi krijoj parti të re dhe dështoj, pastaj Genc Pollo etj. Në Kosovë kemi rastin eklatant të z. Daci, i cili u nda nga LDK dhe përfundoi keq. Ndarja, kam frikë që edhe Vjosa mund të përfundoj keq në një rast të tillë.

Pavarësisht se LDK e sotme është katandisur si mos me keq, dhe këtu jam shumë dakord me Vjosën, megjithatë Vjosa duhet të krijoj fraksion brenda LDK për të tentuar të merr udhëheqjen e saj. Nuk është fare lehtë, kur kemi një klan shumë të madh brenda në LDK që nuk lejon mendim ndryshe, dhe ky klan është në gjendje të hedh në kosh të mbeturinave këdo që nuk u bindet urdhrave të tyre, megjithatë Vjosa e ka suksesin më të garantuar të luftojë brenda LDK, se sa të dal nga ajo. Së paku kështu na tregojnë raste e tilla, nëse nuk ka përjashtim Vjosa.

Megjithatë, është mirë të kemi parasysh edhe raste të kaluara, si mësim për të ardhmen.

Mbase, kjo është vetëm hipotezë, dhe Vjosa s’ka ndërmend të krijojë fare parti të re, megjithatë nëse vendos, të ketë parasysh se shumë si Vjosa kanë dështuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat