Lidhja e Re Demokratike e Vjosa Osmanit, bumerang i rëndë për Isa Mustafën

Opinione

Lidhja e Re Demokratike e Vjosa Osmanit, bumerang i rëndë për Isa Mustafën

Nga: Shaip Shala Më: 24 gusht 2020 Në ora: 12:01
Vjosa Osmani dhe Isa Mustafa

Pas largimit të kryeparlamentares Vjosa Osmanit nga strukturat udhëheqëse në Lidhjen Demokratike të Kosovës me propozimin e liderit të këtij subjekti politik, Isa Mustafës, paralajmërimi i formimit të partisë së re të znj. Osmani, e emërtuar Lidhja e Re Demokratike, do të jetë bumerang i rëndë për Lidhjen Demokratike të Kosovës, gjegjësisht për bajraktarēt autokratë, Isa Mustafën, Agim Veliun, Avdulla Hotin, Haki Rugovën, të cilit me rrugën të tyre devijante nga urtësia, largëpamësia dhe toleranca e presidentit Ibrahim Rugova, e kanë sjellë subjektin politik buzë falimentimit në sy të votuesve. Kjo më së shumti na brengos neve bashkëthemeluesve të LDK-së që nga themelimi më 1989, por i bëjmë hallall vetëm presidentit Rugova.

Nuk ka aspak dyshim se formimi i partisë së re të Vjosa Osmanit do të jetë frymëzim dhe freskim në jetën politike kosovare, ku edhe qytetari ka filluar dhe e ka kuptuar ndarjen e “ shapit nga sheqeri”, ndërkaq znj. Osmani është e vetmja që i ka mbetur besnike votës së qytetarit, në krahasim me Isa Mustafën dhe servilët e tij, të cilit slloganin “ BESO” e kanë shndërruar në tradhëto, mashtro, manipulo.

Përkujtojmë që Vjosa Osmani, duke mbrojtur votën dhe besnikërinë ndaj qytetarit, ishte kundër zgjedhjes së Thaqit president, kundër Isa Mustafës kryeministër, e kjo tregon për parimet kosekuente të politikanit modern dhe në interes të popullit.

Nuk ka dyshim që Vjosa Osmanit do i bashkohen njerëz parimor, të moralshëm, jo të korruptuar, të cilit nuk do të keqëpërdorin qytetarin për interesa personale.

Urimeeeeeeee dhe sukseseeeee znj. Vjosa Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat