Partia e Re e Vjosa Osmanit do të ishte një “Lëvizje e Re Demokratike” gjithëpërfshirëse

Opinione

Partia e Re e Vjosa Osmanit do të ishte një “Lëvizje e Re Demokratike” gjithëpërfshirëse

Nga: Skënder Sadri KAPITI Më: 24 gusht 2020 Në ora: 14:17
Skënder Sadri Kapiti

Nëse do të formojnë një Parti të Re Vjosa Osmani dhe fraksioni antilidershipit që është sot në LDK, në kushtet e reja ku tashmë gjëndet Kosova, në një realitet  ku është realizuar tashmë shteti i pavarur i Kosovës, por kur realisht ka dështuar rëndë pothuajse e gjithë elita politike kosovare, ku dështimin më të madh e ka pësuar LDK-ja; kjo forcë e re politike , këtë forcë të re politike e ftojnë në skenë jo vetëm fraksionistët dhe antarësia e LDK-së, të zhgënjyer dhe të tradhtuarit nga lidershipi dhe korrupsioni i saj , por kjo do të ketë përmasën e një lëvizje për një parti moderne gjithpërfshirëse në kushtet e rrethanat e reja demokratike.

Kjo Lëvizje e Re Demokratike duhet të dalë në skenën politike kosovare si Lëvizje e re politike e demoktratike sepse Kosova nuk është si atëhere në kushtet kur u formula LDK-ja , dhe në pamundësi reformimi dhe evoluimi demokratik të saj për shkak se ajo tashmë nuk është një Parti e lirë , as demokratike e as patriotike, kjo forcë e re demokratike do të ketë një program tjetër  politik, demokratik, ekonomik e zhvillimor të ri dhe do t’i ftojë në radhët e saj jo vetëm simpatizanët,  dhe jo vetëm besnikërinë tradicionale por edhe rininë  si dhe shtresat e ndryshme shoqërore, akademike dhe intelektuale progresiste.

Pra,  kjo Lëvizje e Re Demokratike është një sfidë dhe antitezë kundër si LDK-së aktuale por edhe kundër Partisë Demokratike të Kosovës  të cilat vetëm sa spekullojnë me cilësorin politik si  “demokratike”; kjo do të jetë një forcë politike e hapur me një program të hapur dhe me një veprimtari politike me demoktacitet të brëndshëm dhe transparent. Pra, kjo parti do të duhet të jetë si një Lëvizje e re gjithshqiptare ku ajo të ketë antarë jo vetëm nga Kosova por edhe nga Diaspora, Shqipëria dhe trojet e tjera shqiptare.

Kjo Lëvizje e Re politike duhet të ketë një politikë e cila të përputhet me intersin publik e kombëtar dhe që realizon një qeverisje publike ku parësor të jetë interesi kombëtar dhe ku vetëm brënda tij të realizohen në mënyrë të lirë e demokratike talenti ,dhuntia dhe interesi personal. Dhe kjo konstohet si vizion  te Znj. Vjosa Osmani dhe me siguri që kjo lëvizje do të kishte edhe mbështetje të gjërë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat