Turravrapjet e parakohëshme dhe të pamoralshme për postin e Presidentit

Opinione

Turravrapjet e parakohëshme dhe të pamoralshme për postin e Presidentit

Nga: Prof. Dr. Riza Smaka Më: 25 gusht 2020 Në ora: 09:59
Prof. Dr. Riza Smaka

Gjatë negociatave për formimin e koalicionit qeveritar ndërmjet LDK-së , PDK-së, AAK-së,AKR-së dhe Nisma-s, kryetari i LDK-së, z. Isë Mustafa , me disa bashkëpunëtorë të tij ca më të ngushtë, edhe pse tema e postit të Presidentit , sipas Kushtetutës nuk ishte as nuk mund të ishte në agjendë,në një anë as ,afati për shtjellimin e asaj çështjeje nuk ishte afër,në anën tjetër, megjithatë, pa asnjë cipë, kërkonte ngulmas qe ,me “marrëveshje politike” të vetësiguronte at post !

Edhe po të kishin qenë të pranishme premisat për një kërkesë të tillë, e njëjta ,nuk do të përkonte me kriteret elementarë të demokratisë parlamentare ,nga se ,apriori do të hipotekonte,rezervonte e parazgjedhte personin e caktuar për President të shtetit.

Deputetëve dhe deputetëve të Kuvendit të RK-së do t’u mbetej të shëndrroheshin në makinë votuese të paradirigjuar dhe në atë mënyrë ,nder të tjera, do të shkelej neni 70 i Kushtetutës.

Tani më, prapë janë hapur ventilat e lakmisë patologjike për postin e Presidentit të shtetit edhe pse Presidenti Thaçi e ushtron funksionin normalisht dhe gjithnjë ka mandat për ta ushtruatr atë funksion.

“ Inter Alia” janë manifestuar, sëpakut dy pretendentë për President ,prapë për t’u pararezervuar, parahipotekuar dhe parazgjedhur shef i shtetit madje jashtë kornizave kushtetuese e parlamentare!

Vendi ynë karakterizohet me transaksione politike të paskrupullta.

Nëse, nga subjekte politike parlamenmtare të caktuara, do të arrihej “marrëveshje politike për zgjedhjen e personit të paracaktuar për President të shtetit”, pos defekteve morale evidente, do të shkelej dispozita e nenit 70 të Kushtetutës, nga se, deputetet e deputetët e Kuvednit të RK-së do mbetej të shëndrroheshin në një aparat teknik votues sipas hireve të disa shefave partiakë!

Ndryshe , zgjidhja kushtetuese aktuale ,konvencionalisht ,e privilegjon kandidatin apo kandiidatën për President-e të propozuar nga subjekti politik më i madh eventualisht nga njëri nga subjektet politike të mëdha në Kuvend. Kjo zgjidhje kushtetuese dot nuk është e përshtatshme dhe do të duhej të modifikohej .Madje aktualisht është kohë e përshtatshme për të propozuar dhe miratuar amendment për zgjedhjen e Presidentit. Kjo punë po të kishte vullnet e gatitshmëri politiki do të mund të bëhej brënda dy muajsh!

Gjithsesi , turravrapjet aktuale të disa personave qe pretendojnë për t’u zgjedhur President i shtetit, sëpakut ,në këtë etapë,janë të pamoralshme, të paskrupullta, të papërgjegjsëshme, nder të tjera, nga se,

Presidenti ,aktualisht, e ushtron normalisht funksionin e shefit të shtetit, mandati i Presidentit është në vazhdë normale, afati për propozime të kandidatëve përkatësisht të kandidateve pretendentë për President të shtetit sëpakut edhe pesë – gjashtë muaj nuk ka filluar, synojnë hipotekimin e postit të Presidentit, tentojnë qe, shefi i shtetit të parazgjedhet, të paragarantohet dhe të pararezervohet edhe para afatit edhe jashtë procedurës kushtetuese dhe , deputeteve dhe deputetëve do të ju privohej e drejta për të votuar lirshëm për, kundër apo për të abstenuar nga votimi, veçanërisht ,atyre të subjektit apo subjekteve politike , anëtare të “marrëveshjes politike për pretendentin – en për President të vendit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat