Pengmarrësve të pushtetit dhe lojës së tyre të ndytë me fatet dhe pasurinë e popullit po iu vije fundi i turpshëm..!?

Opinione

Pengmarrësve të pushtetit dhe lojës së tyre të ndytë me fatet dhe pasurinë e popullit po iu vije fundi i turpshëm..!?

Rexhep Elezaj Nga Rexhep Elezaj Më 25 gusht 2020 Në ora: 20:43
Limaj, Mustafa dhe Haradinaj

Nëse i përcjellë me vëmendje takimet e fundit të kryetarëve autokrat të tri partive në pushtet, të LDK-së, AAK-së dhe NISMA-s; Isa Mustafës, Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt, përveç se ta kujtojnë “treshen” komuniste, nuk është vështirë ta kuptosh as sekretin e tyre të ndërsjellë, e ai është, se si ta mbajnë edhe më tutje peng pushtetin në duart e tyre, gjoja në emër të interesave të Kosovës, derisa janë vetë këta pushtetarë të cilët gjendjen ekonomike në Kosovë e kanë sjellë në kolaps..!?

Se, Isa Mustafa, krejt në mënyrë të paligjshme është pasuruar, këtë e dinë i gjithë populli, i cili ka qe 10 vite që po e mbanë peng LDK-në si dhe krejt Kosovën me makinacionet e tij perfide politike, siç ia ka dashtë qejfi dhe interesi i tij personal, dhe, i cili siç dihet mbi 60 milion marka të mbetura në Fondin e tre përqindëshit 3%-it dhe 5 milion nga “Dardania Bankë” në Tiranë së bashku me Bujar Bukoshin, i kanë përvetësuar në vitin 2000, duke i shndërruar në fondin e tyre privat, i njohur me emrin UFORK. Edhe më zi ka ndodhur me Fondin “Vendlindja Thërret”, mjetet e të cilit janë keqpërdorur dhe sot e kësaj dite nuk dihet se në xhepat e kujt kanë përfunduar, për të cilin fond kurrë dhe askush nuk ka dhënë llogari para popullit dhe Kuvendit të Kosovës..!?

Prokuroria e Kosovës ka qe 8 vite që ka heshtë sikur peshku në ujë, sepse aktakuzën e ngritur ndaj I.M. dhe B.B. nga një grup mërgimtarësh në Gjermani bashkë me dokumentacionin e grabitjes së ish Fondit të 3%-it dhe Dardania Bankës, vazhdon ta mbajë në sirtarët e errëta të zyrave të saj.

Çdo keqpërdorues i parave të popullit (mërgimtarëve) sikur që ishte I. M., në cilin vend të botës me sado pak demokraci, nuk do t’i lejohej as paraqitja në opinionin publik, e lere më të jetë kryetar i një partie, ministër apo edhe kryeministër, por meqë këta oligarkë të pafytyrë Kosovën e kanë marrë dhe po e mbajnë peng, sidomos që nga pavarësia e saj me 2008, të uritur për pushtet dhe pasurim të paligjshëm, duke gjetur kishë për t’u “kryqua”, këta keqbërës po ashtu arritën t’i kapin organet e drejtësisë përmes individëve lehtë të shantazhueshëm, të cilët siç dihet, as macen nga përsheshi nuk guxojnë ta largojnë pa lejen e bosëve të tyre, e lere më që guxojnë të marrin ndonjë aktgjykim në mënyrë të pavarur nga politikanët e korruptuar dhe ogurzi..!?

Populli e dinë fare mirë sesa ishin të pasur para luftës këta oligarkë të sotëm (shumica e tyre ishin të varfër), ku sot pas 20 viteve në liri, në adresat ku banojnë bashkë me familjarët e tyre, iu sheh shtëpi dhe pallate luksoze, vila marramendëse në vlera prej miliona eurosh, para dyerve kanë me nga 6 - 7 makina të shtrenjta, pastaj vila në Brezovicë, Llap e Gollak, në Sharr e Rugovë, etj.. Madje thuhet se disa prej tyre kanë shtëpi dhe vila në Dubai, në ujdhesat Kan Kanari, etj., e që të gjitha këto të ndërtuara dhe të blera me paratë e vjedhura të popullit..!?

Po ashtu, shumica nga këta uzurpues dhe plaçkitës të buxhetit të shtetit të Kosovës, ç’ është edhe më e keqja, këto pasuri të paligjshme i kanë bërë në emër të lirisë dhe luftës çlirimtare, siç edhe do avancohen duke e mashtruar popullin në hierarkitë më të larta shtetërore dhe partiake, ku, duke i keqpërdorur pa fije turpi ato pozita dhe privilegje, grumbulluan pasuri marramendëse, të cilat kurrë nuk i deklaruan deri në fund para organeve gjegjëse shtetërore. Dhe, po qese ua llogaritnim vlerën e këtyre pasurive që i kanë sot, pa asnjë dilemë do rezulton, se as drejtoret gjeneral të “Siemens-it” apo të “Daimler-Benzit” gjerman nuk kanë pasuri të tundshme dhe as të patundshme sa pushtetarët tanë dinosaurë në Prishtinë bashkë me familjarët e tyre!

Aq shumë është folur për drejtësi si dhe luftën kundër korrupsionit në këto 10 vitet e fundit në Kosovë, sa, po ta kishin luftuar realisht këtë dukuri të dëmshme për shoqërinë tonë këta “politikanë” që veten e konsiderojnë “shpëtimtarë” të Kosovës nga okupimi serbo-çetnik, e që në zhargonin e tyre politik lufta “kundër” korrupsionit ishte kryefjala numër një, etj., me siguri se sot Kosova nuk do të ishte e zbrazur nga rinia e saj, si pjesa më vitale e një kombi, sot në Kosovë do kishim me dhjetëra fabrika prodhuese, kantiere ndërtimi urban dhe modern, do i kishim të asfaltuara dhe të rregulluara të gjitha rrugët në Kosovë, do kishim shkolla dhe çerdhe moderne dhe të pajisura me mjete digjitale, do e kishim në funksion të plotë xeheroren “Trepça”, atë në Golesh dhe Novobërdë, do kishim rrugë pa gropa dhe pa moçale, që kur bie shi i rrëmbyeshëm i vërshon rrugët kryesore të qyteteve tona, sepse nuk ato kanë fare kanalizime të duhura, nuk do kundërmonin erë të keqe as lagjet dhe katundet tona nga ujërat e zeza, nuk do kishim lumenj të mbushur plotë me mbeturina që e rrezikojnë seriozisht shëndetin e popullatës, dhe kështu me radhë deri në pafundësi të dëmeve që ia kanë shkaktuar zhvillimit ekonomik të Kosovës këta politikanë hajna dhe antikombëtarë..!?

Kur i llogaritë njeriu gjitha këto dëme që vendit tonë ia ka shkaktuar kasta politike e korruptuar deri në fyt, duke e vjedhur dhe plaçkitur atdheun e “vetë”, pa u hamendur fare njeriu vjen në përfundim, se në Kosovë sa më parë duhet të ndodhë revolucion i njëjtë sikur që këto ditë po e shohim në rrugët e kryeqytetit të Bjellorusisë, Minsk, ku me mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë duke protestuar kundër diktatorit gjakpirës, Llukashenko dhe bandës së tij kriminale.

Përndryshe, nëse nuk ndodhin ndryshime rrënjësore në politikë bërjen dhe qeverisjen me shtetin, Kosova do vazhdon të mbytet gjithnjë e më thellë në humnerën e degradimit shoqëror si dhe kolapsit të plotë ekonomik, nga i cili nuk mund të dalë dhe të rimëkëmbet as në 20 vitet e ardhshëm..!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat